• Kreu
  • Lajme nga bota
  • Nga e shtuna e 5 Majit, Franca do të jetë në borxh ekologjik përballë planetit

Nga e shtuna e 5 Majit, Franca do të jetë në borxh ekologjik përballë planetit

Nëse e tërë Toka do të jetonte si francezët, do të duheshin 2.9 planete për të plotësuar nevojat e njerëzve. Për herë të parë, WWF France dhe Global Print përllogaritën ditën e deficitit ekologjik në Francë. Rezulton të jetë këtë muaj, më datë 5 maj. Në nivel global, në 2017 rastisi më 4 gusht.

Nëse e gjithë bota do të jetonte si francezët, që nga 5 Maji, do të kishim konsumuar të gjitha burimet natyrore që planeti mund të ripërtërijë brenda një viti. Kjo është gjetja shqetësuese e studimit të bërë nga WWF France dhe Global Print. Si rrjedhim, këto dy organizata e quajnë këtë datë "Ditën e deficitit ekologjik të Francës". Për të përmbushur nevojat e Francës përsa i përket kapacitetit absorbues të CO2 apo nevojave ushqimore, do të duheshin 2.9 planete, sipas llogarive të WWF. Një shifër shumë më e lartë se mesatarja botërore.

Sipas studimit, dy të tretat e gjurmës ekologjike të francezëve rrjedh nga tre faktorë: 24% për banim, 23% për transport, 22% për ushqim. Të tjerat janë shërbimet (siç është interneti) në 16% dhe mallrat e blera në 15%.

Për WWF-në, kjo përllogaritje u mundëson qytetarëve dhe veçanërisht qeverisë të dijë se cilat “leva” të lëvizin. "Ndërkohë që deficiti financiar i Francës është zvogëluar në vitin 2017, deficiti ekologjik nga ana tjetër është përkeqësuar. Ky paradoks është spektakolar për vendin që dëshmoi lindjen e Marrëveshjes së Parisit", thotë Pascal Canin, Drejtor i Përgjithshëm i degës së organizatës në Francë. 

9 shkurt-i në Katar

Ai vazhdon: "Ne jemi si fëmijët pa prindër, po shtyjmë vazhdimisht kufijtë". Megjithatë, Franca është larg nga të qënurit vendi më i keq. Për Katarin, kjo ditë e deficitit ekologjik arrihet nga 9 Shkurti. Në Shtetet e Bashkuara është 14 Marsi. Për Suedinë ndodh më 3 Prill, për Gjermaninë më 1 Maj. Në anën tjetër të kalendarit, kemi 15 Dhjetorin për Nigerinë, 16-ën për Marokun dhe 20-ën për Vietnamin.

Në nivel global, në vitin 2017, kjo ditë fatale kur njerëzimi konsumoi të gjitha burimet e planetit rastisi më 4 Gusht. Në dyzetë vjet, dita e deficitit ka avancuar rreth pesëmbëdhjetë javë, duke kaluar nga 13 Nëntori në 1977 deri më 2 Gusht të këtij viti. Ende me teprica në fillim të viteve 1960, me një të katërtën e rezervave të Tokës të pakonsumuara, ne patëm një deficit nga 1971, viti në të cilin dita e deficitit ishte 24 Dhjetor.

Për më shume informacion: https://www.novethic.fr/actualite/environnement/ressources-naturelles/isr-rse/a-partir-du-samedi-5-mai-la-france-sera-en-dette-ecologique-vis-a-vis-de-la-planete-145786.html

Print

News

Archive of all EEA's news releases.

Top Environment News -- ScienceDaily

Top stories featured on ScienceDaily's Plants & Animals, Earth & Climate, and Fossils & Ruins sections.
Feed not found.

Reuters: Environment

Reuters.com is your source for breaking news, business, financial and investing news, including personal finance and stocks. Reuters is the leading global provider of news, financial information and technology solutions to the world's media, financial institutions, businesses and individuals.

BBC News - Science & Environment

BBC News - Science & Environment

Environment | The Guardian

Latest Environment news, comment and analysis from the Guardian, the world's leading liberal voice

Environmental News Network

Environmental News Network