Si shfaqen mikrobet "shëtitëse" nëpër botë?

Rreth 20 vjet më parë, shkencëtarët filluan të gjenin viruse të ngjashme gjenetikisht në mjedise shumë të ndryshme dhe zona të ndryshme në mbarë botën. Tani ata kanë gjetur një përgjigje për këtë zbulim të tyrin.

Shkretëtira e me thatësirë e Saharës, në fakt është e mbushur me jetë - me jetë mikroskopike. Por këto mikrobe nuk qëndrojnë në rërë.

Miliona lloje virusesh dhe bakteresh, disa prej tyre vdekjeprurëse, shkojnë dhe "fshihen" lart të atmosferë dhe së bashku me copëzat e pluhurit të shkretëtirës, udhëtojnë rreth e rrotull botës.

Një ekip shkencëtarësh nga e gjithë bota, kanë detajuar shpërhapjen e këtyre mikrobeve në një distancë të largët…

"Pra, nëse ka disa viruse në Shkretëtirën e Saharës, ato mund të shkojnë deri në Amazonë, për shkak të rrymave atmosferike; ose ka disa viruse nga sipërfaqja e oqeanit që mund të shkojnë deri në Europe…" - thotë ekologia Isabel Reche, e Universitetit të Granadës.

Shkencëtarët ngritën platforma vëzhgimi në malet Sierra Nevada të Spanjës, ku zbuluan se çdo ditë, në një metër katrore depozitoheshin qindra mijëra bakterie dhe rreth një miliard viruse.

Ata zbuluan se shumica e viruseve shkonin në ajër nga spërkatjet e detit dhe barteshin nga copëza organike më të lehta, duke u mbajtur pezull në ajër.

Shkencëtarët thonë se viruset qëndrojnë sipër në atmosferë për periudha të gjata kohe para se të kthehen në Tokë përmes shiut dhe stuhive të pluhurit.

“E rëndësishme në punën tonë është se ne zbuluam që numri i viruseve nuk është i vogël, madje është shumë i madh dhe mund të gjenden viruse identike, ose thuajse identike në vende të ndryshme dhe në kushte tepër të ndryshme,"- thotë studjuesja.

Studimi, i publikuar në Revistën e Shoqatës Ndëkrombëtare të Ekologjisë së Mikrobeve, ofron prova të mëtejshme për botën tonë sa të ndërlikuar edhe të ndërlidhur.

 

 

Print

News

Archive of all EEA's news releases.

Top Environment News -- ScienceDaily

Top stories featured on ScienceDaily's Plants & Animals, Earth & Climate, and Fossils & Ruins sections.
Feed not found.

Reuters: Environment

Reuters.com is your source for breaking news, business, financial and investing news, including personal finance and stocks. Reuters is the leading global provider of news, financial information and technology solutions to the world's media, financial institutions, businesses and individuals.

BBC News - Science & Environment

BBC News - Science & Environment

Environment | The Guardian

Latest Environment news, comment and analysis from the Guardian, the world's leading liberal voice

Environmental News Network

Environmental News Network