• Kreu
  • Lajme nga bota
  • Kosta Rika gati për të shfuqizuar lëndët djegëse fosile, në orvatje për të qenë vendi i parë i dekarbonizuar në botë

Kosta Rika gati për të shfuqizuar lëndët djegëse fosile, në orvatje për të qenë vendi i parë i dekarbonizuar në botë

Mundet Kosta Rika të bëhet vendi i parë i dekarbonizuar në botë? Ky është një nga qëllimet e presidentit të ri Carlos Alvarado. “The Independent” raportoi gjatë inaugurimit të tij deklaratën e tij, "Ne kemi për detyrë të heqim përdorimin e lëndëve djegëse fosile nga ekonoma jonë për të hapur rrugën e përdorimit të energjive të pastra dhe të rinovueshme".

38-vjeçari Alvarado, një ish gazetar, udhetoi me një autobus hidrogjeno-elektrik për në ceremoninë e inaugurimit të tij, ku ai foli për planet për të ndaluar lëndët djegëse fosile në shtetin e Amerikës Qendrore. Alvarado tha, "Dekarbonizimi është detyra e madhe e gjeneratës sonë dhe Kosta Rika duhet të jetë një nga vendet e para në botë për ta përmbushur atë, nëse jo e para." Mijëra njerëz morën pjesë në ceremoni.

Gjithashtu: Kosta Rika feston 113 ditë me 100% energji të rinovueshme, dhe vazhdon..

“The Independent” njoftoi se Alvarado tha muajin e kaluar se Kosta Rika do të fillojë të kryejë një plan për të ndaluar përdorimin e lëndëve djegëse fosile në transport deri në vitin 2021, që shënon vitin e 200-të të pavarësisë së vendit. Alvarado në fjalimin e fitores tha, "Kur të arrijmë në 200 vjet pavarësi, ne do ta cojmë Kosta Rikën përpara dhe do të festojmë ... sepse do të kemi hequr benzinën dhe naftën nga transporti ynë".

Vendi gjeneron mbi 99% të energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme, sipas The Independent. Por ekspertët konstatuan se arritja e transportit zero të karbonit kaq shpejt, mund të jetë e ndërlikuar. Presidenti i Shoqatës së Importuesve të Pajisjeve dhe Makinerive, Oscar Echeverría, tha për The Independent: "Nëse nuk ka infrastrukturë, kompetencë, çmime të përballueshme dhe menaxhim të mbeturinave, ne do t’a udhëheqim këtë proces drejt dështimit. Ne duhet të jemi të kujdesshëm. "

Universiteti i Kalifornisë, hulumtuesi i energjisë i Berkeley, Jose Daniel Lara, tha për The Independent se mund të jetë joreale që të hiqen plotësisht lëndët djegëse fosile në pak vite, por plani mund të hapë rrugën për veprim më të shpejtë, duke thënë, "Një propozim si ky duhet të shihet me vlerën e saj retorike dhe jo me saktësinë e saj teknike ".

Print

News

Archive of all EEA's news releases.

Top Environment News -- ScienceDaily

Top stories featured on ScienceDaily's Plants & Animals, Earth & Climate, and Fossils & Ruins sections.
Feed not found.

Reuters: Environment

Reuters.com is your source for breaking news, business, financial and investing news, including personal finance and stocks. Reuters is the leading global provider of news, financial information and technology solutions to the world's media, financial institutions, businesses and individuals.

BBC News - Science & Environment

BBC News - Science & Environment

Environment | The Guardian

Latest Environment news, comment and analysis from the Guardian, the world's leading liberal voice

Environmental News Network

Environmental News Network
Feed not found.