• Kreu
  • Lajme nga bota
  • Është tashmë zyrtare: Kalifornia është shteti i parë amerikan që kërkon energjinë diellore për shtëpitë e reja

Është tashmë zyrtare: Kalifornia është shteti i parë amerikan që kërkon energjinë diellore për shtëpitë e reja

Kalifornia sapo u bë shteti i parë në Amerikë që po kërkon panele diellore për shtëpitë e reja. Dje, Komisioni Energjitik i Kalifornisë votoi njëzëri për të miratuar standardet e ndërtimit, të cilat do të hyjnë në fuqi më 1 janar 2020.

New York Times citon CEO-n e Sunrun Lynn Jurich: "Ekziston një ndjenjë e vërtetë lirie amerikane për sa i përket prodhimit të energjisë elektrike në tavanet tona. Dhe është një shembull tjetër i Kalifornisë që po udhëheq e para rrugën"

Shtëpitë që do të ndërtohen në Kaliforni në dy vitet në vazhdim do të duhet të pajisen me sisteme të paneleve diellore. I quajtur Ngritja e Standarteve të Efiçiencës së Energjisë 2019, kërkesat e nevojshme "do të rrisin koston e ndërtimit të një shtëpie të re me rreth 9,500 dollarë, por do të kursejnë 19,000 dollarë në shpenzimet e energjisë dhe mirëmbajtjes për 30 vjet", sipas një dokumenti me pyetjet e bëra më shpesh nga Komisioni Energjetik i Kalifornisë.

Komisioni tha në një njoftim për shtyp se standartet do të ulnin emetimet e gazrave serrë, njësoj sikur rreth 115,000 makina që punojnë me lëndë djegëse të dilnin nga qarkullimi. Ata thonë se standartet do të shërbejnë në katër aspekte; përveç asaj të energjisë diellore rezidenciale, do të parandalohet kalimi i nxehtësisë nga brenda-jashtë dhe anasjelltas), detyrimi për ventilim rezidencial dhe jo rezidencial, si dhe nevoja për ndriçim joresidencial".

Ka njerëz që pyesin veten nëse urdhri i ri i Kalifornisë është rruga më e mirë drejt energjisë së pastër. MIT Technology Review flet mbi një email të dërguar nga profesori i ekonomisë Severin Borenstein nga Universiteti i Kalifornisë Berkeley, për kryetarin e komisionit Robert Weisenmiller; Borenstein thotë se, ai së bashku me shumicën e ekonomistëve të energjisë, "besojnë se panelet diellore mbi tarracat e banimit janë një mënyrë shumë më e shtrenjtë për të ecur drejt energjisë së rinovueshme sesa instalimet më të mëdha diellore dhe të erës".

Print

News

Archive of all EEA's news releases.

Top Environment News -- ScienceDaily

Top stories featured on ScienceDaily's Plants & Animals, Earth & Climate, and Fossils & Ruins sections.
Feed not found.

Reuters: Environment

Reuters.com is your source for breaking news, business, financial and investing news, including personal finance and stocks. Reuters is the leading global provider of news, financial information and technology solutions to the world's media, financial institutions, businesses and individuals.

BBC News - Science & Environment

BBC News - Science & Environment

Environment | The Guardian

Latest Environment news, comment and analysis from the Guardian, the world's leading liberal voice

Environmental News Network

Environmental News Network
Feed not found.