• Kreu
  • Lajme nga bota
  • Shkollat në natyrë po transformojnë mënyrën se si fëmijët mësojnë

Shkollat në natyrë po transformojnë mënyrën se si fëmijët mësojnë

Mungesa e mendimit kritik dhe alienizimi i fëmijëve, pa lënë pas çrregullimet e shëndetit fizik dhe ato psiko-sociale, janë ndër pasojat më të tmerrshme të revolucionit teknologjik dhe dinamikës së komunikimit. Fëmija po ndahet nga natyra çdo ditë e më shumë.

Çfarë ndodh nëse kafshët izolohen? Është njësoj si njeriu i cili struket pas ekranit të celularit dhe humbet në kohë e hapësirë. Të qëndruarit pas ekranit e dëmton rëndë funskionimin normal të trurit të njeriut, në veçanti tek fëmijët. Sipas kërkimeve rezulton se zhvillimi dhe edukimi i fëmijëve qaset më së miri nëse ekziston një natyrë më e shëndetshme.

“Po i nxitim njerëzit të qasen më natyrshëm drejt edukimit pro-mjedisor,” u shpreh Gezci, kërkues dhe studiues. Shoqata Ndërkombëtare për Edukuesit Mjedisorë u themelua në favor të edukuesve dhe kërkuesve për llogari të mbrojtjes mjedisore që në fëmijëri. Pra, ne po investojmë në burime njerëzore dhe kapital.”

Gezci përmbledh se vlerat dhe përfitimet e të mësuarit në natyrë janë të pakrahasueshme me mjedisin disi mbytës brenda klasës, në këtë mënyrë duke i socializuar me mjedisin dhe shoqërinë, pa lënë pas të mirat për shëndetin shpirtëror.

Natyra është thelbësore për një zhvillim normal të trurit e në fjalë të eruditit Cathy Jordan bëhet me dije se: ‘‘Ka një moskuptueshmëri se si truri funksionon dhe çfarë është e mirë për zhvillimin normal të tij’’.

 “Në kohë të hershme, ishte jo fort e pëlqyeshme të shikoje përtej dritares sepse humbiste përqëndrimi për mjedisin e brendshëm’’.  Siç e dimë sot është domosdoshmëri të shikosh përtej dritares sepse ul stresin dhe forcon përqëndrimin, krejt të kundërtën e asaj çka përrallosej dikur.

Ndër të tjera Geczi u shpreh se. “… prindërit ia dinë vlerën natyrës, dhe po bëhen gjithnjë e më të vetëdijshëm për të mirat e saj.”

Për më shumë informacion: https://www.weforum.org/agenda/2018/06/nature-preschools-offer-kids-an-education-classrooms-cant 

Print

News

Archive of all EEA's news releases.

Top Environment News -- ScienceDaily

Top stories featured on ScienceDaily's Plants & Animals, Earth & Climate, and Fossils & Ruins sections.
Feed not found.

Reuters: Environment

Reuters.com is your source for breaking news, business, financial and investing news, including personal finance and stocks. Reuters is the leading global provider of news, financial information and technology solutions to the world's media, financial institutions, businesses and individuals.

BBC News - Science & Environment

BBC News - Science & Environment

Environment | The Guardian

Latest Environment news, comment and analysis from the Guardian, the world's leading liberal voice

Environmental News Network

Environmental News Network
Feed not found.