• Kreu
  • Lajme nga bota
  • Bota duhet të përgatisë më mirë mësuesit për të shpjeguar ndikimin që njeriu ka mbi mjedisin.

Bota duhet të përgatisë më mirë mësuesit për të shpjeguar ndikimin që njeriu ka mbi mjedisin.

Nevoja për një angazhim më të madh për të ndaluar ndikimin negativ të njeriut në mjedis është e nevojshme, para se të jetë shumë vonë. Për shembull, pse qeveritë janë duke zvarritur detyrimet e tyre për të trajnuar njerëz rreth zhvillimit të qëndrueshëm?

Raporti i GEM 2017/8 theksoi përqindjen çuditërisht të ulët të shteteve që janë të përfshirë në trajnimin e mësuesve mbi edukimin për zhvillim të qëndrueshëm.

Mësuesit fatkeqësisht janë shumë pak të përgatitur për t’i mësuar nxënësve cështje mjedisore, duke perfshirë këtu ndryshimet klimatike.

Sipas raportit të GEM të vitit 2016, në kapitullin “Planeti”, edukimi mjedisor mund të zhvillojë njohuri, aftësi dhe zgjidhje që ndihmojnë zhvillimin mjedisor, rritjen e ndërgjegjësimit rreth risqeve mjedisore dhe ndryshimet e sjelljeve individuale. Raporti gjithashtu konstaton rëndësinë e transformimit të sistemit të edukimit, në mënyrë që edukimi të ndihmojë në fillimin e një stili jetese të qëndrueshme dhe na largon nga fokusi aktual mbi ekonomitë individuale dhe fitimet materiale.

Le të japim disa merita vendeve ku e gjitha kjo zbatohet dhe është krijuar një rrugë e re për ndryshime më të shpejta se disa vende të tjera. Në Brazil, për shembull, cështjet mjedisore janë të përfshira në kurset shkencore mjedisore dhe mësuesit trajnues janë të prirur të zhvillojnë projektet mjedisore në ambjentet e tyre të shkollës. Xhamajka ka bërë përparime të mëdha nëpërmjet Projektit të Edukimit Mjedisor të Qëndrueshëm dhe ka ngritur disa kurse në këtë drejtim. Por kaq nuk mjafton për të ndryshuar rrjedhën e aksioneve globale për mjedisin. Ritmi duhet te jetë shumë herë më i shpejtë. Është shumë e vështirë të bindësh qeveritë e vendeve të ndryshme të kontribuojnë më shumë në kurset e edukimit mjedisor dhe ka dhe një vështirësi në procesin e minitorimit të tyre. Sikurse e treguam në raportin e GEM 2016, vetëm 8% nga 66 shtete financuan projektet e zhvillimit të qëndrueshëm në 2013, 2% më shumë se në 2005. Rrjetet e institucioneve të edukimit mund të ndihmojnë duke mbledhur informacion për përmbajtjen e programit për rrjetet rajonale, të tilla si Rrjeti i Karaibeve ose partneritetet në Universitetet e Afrikës.

Përhapja e edukimit mjedisor dhe zhvillimi i aftësive ekologjike mund të ndihmojnë studentët të riciklojnë, të kufizojnë konsumin dhe të ruajnë energji.

Mësuesit duhet të jenë shumë të përgatitur që të mesojnë studentët, para së gjithash, të respektojnë mjedisin.

Për më shume informacion: https://gemreportunesco.wordpress.com/2018/06/05/countries-need-to-prepare-teachers-better-to-teach-about-our-impact-on-the-environment/ 

Print

News

Archive of all EEA's news releases.

Top Environment News -- ScienceDaily

Top stories featured on ScienceDaily's Plants & Animals, Earth & Climate, and Fossils & Ruins sections.
Feed not found.

Reuters: Environment

Reuters.com is your source for breaking news, business, financial and investing news, including personal finance and stocks. Reuters is the leading global provider of news, financial information and technology solutions to the world's media, financial institutions, businesses and individuals.

BBC News - Science & Environment

BBC News - Science & Environment

Environment | The Guardian

Latest Environment news, comment and analysis from the Guardian, the world's leading liberal voice

Environmental News Network

Environmental News Network
Feed not found.