• Kreu
  • Lajme nga bota
  • Disa studime të reja sugjerojnë që mbetjet plastike mund të transformohen në energji të përdorshme

Disa studime të reja sugjerojnë që mbetjet plastike mund të transformohen në energji të përdorshme

Një studim i ri nga Qendra Inxhinierike e Tokës(EECICCNY), në Shkollën e Inxhinierisë në Kolegjin e New York-ut, sugjeron që mbetjet plastike mund të konvertohen në mënyrë efektive në energji të përdorshme, më tepër sesa të grumbullohen në landfille apo të ndosin oqeanin.

Kërkimet zbuluan se shtimi i plastikës të pariciklueshme(NRPs) nëpërmjet një procesi riciklimi kimik, i njohur si gazifikim rezulton në prodhimin e një lloj karburanti të papërpunuar. Kjo gjithashtu redukton ndotjen, edhe nga mbetjet plastike, edhe nga emëtimet, ndryshe nga metodat tradicionale të asgjësimit të mbetjeve plastike, të tilla si djegia apo hedhja diku.

Plastika është një produkt i përftuar nga nafta e papërpunuar dhe si e tillë përmban energji të fshehura të rëndësishme, që mund të jenë të përdorshme me teknika dhe teknologji të përshtatshme. “Ky studim demostron se prej faktit se plastikat janë shumë të pasura me karbon dhe hidrogjen, të cilat kanë sasi të lartë energjie, ekziston një potencial i madh për të përdorur teknologjitë, si gazifikimi, për të konvertuar këto materiale në karburant, kimikate apo produkte të tjera”, thotë Marco J. Castaldi.

Shkencëtarët kanë zhvilluar rrugë për një degradim efikas të mbetjeve plastike në naftë. Për shkak se shqetësimet mbi ndotjen nga plastikat janë në rritje, shkencëtarët po kërkojnë që të shndërrojnë plastikat në një burim të rinovueshëm.

Gazifikimi përdor ajrin ose avullin për të shkatërruar mbetjet plastike. Kjo rezulton në krijimin e përbërjes së gazit industrial të njohur ndryshe si gaz sintetik ose singaz. Ky singaz mund të konvertohet, edhe në naftë, edhe në benzinë ose të digjet direkt për të prodhuar elektricitet. Ky proces është i preferueshëm në djegien e mbetjeve plastike sepse kjo lejon grumbullimin e një potenciali më të madh të energjisë së përdorshme. Gazifikimi është gjithashtu më i mirë për cilësinë e ajrit, duke prodhuar shumë herë më pak nivele të emëtimit të oksideve të sulfurit apo të natriumit.

Për më shumë informacion: https://inhabitat.com/new-study-suggests-that-plastic-waste-may-be-transformed-into-usable-energy/

Print

News

Archive of all EEA's news releases.

Top Environment News -- ScienceDaily

Top stories featured on ScienceDaily's Plants & Animals, Earth & Climate, and Fossils & Ruins sections.
Feed not found.

Reuters: Environment

Reuters.com is your source for breaking news, business, financial and investing news, including personal finance and stocks. Reuters is the leading global provider of news, financial information and technology solutions to the world's media, financial institutions, businesses and individuals.

BBC News - Science & Environment

BBC News - Science & Environment

Environment | The Guardian

Latest Environment news, comment and analysis from the Guardian, the world's leading liberal voice

Environmental News Network

Environmental News Network