Konventa e Bernës viziton Vjosën në Shqipëri

Përfaqësues të Konventës së Bernës theksuan rëndësinë e ruajtjes së lumit të Vjosës, dhe qeveria shqiptare firmos kontratat me konçension për HEC-in e Kalivacit.

Përfaqësues të Konventës së Bernës vizituan Vjosën me qëllimin për të investiguar secilin plan në lidhje me zhvillimin i hidroenergjisë, që po rrezikon objektivat e Konventës së Bernës. Vlerësimi në terren u realizua nga një ekspert i pavarur.

Konventa e Bernës është një nga konventat më të rëndësishmë në ruajtjen e natyrës, për mbrojtjen e biodiversitetit në Europë. Shqipëria është një vend që e ka nënshkruar këtë kontratë. Sipas kontratës së fushatës ‘Save the Blue Heart’, ne vazhdimisht kemi tërhequr vëmendjen e Konventës për kërcënimin serioz me të cilin Vjosa po përballet për shkak të projekteve të hidrocentraleve. Speciet dhe habitatet që mbrohen nga Konventa e Bernës, të tilla si Laguna e Nartës afër Vjosës në detin Adriatik , mund të preken.

Në vlerësimin në terren, Iva Obretenova nga Sekretariati i Konventës së Bernës theksoi vlerat unike të Vjosës edhe një herë tjetër: ‘Ka treguesë, të provuar nga kërkimet dhe shoqëria civile, se sistemi i lumit të Vjosës është shumë i pasuar në biodiversitet dhe ofron habitate unike dhe ekosisteme të rëndësisë evropiane. Autoritetet shqiptare duhet të eksplorojnë sipërfaqe të tëra për të ofruar vendndodhje të përshtatshme për kompletimin e rrjetit Emerald në vend’. Zonat Emerald janë zakonisht të propozuara në Konventën e Vjenës nga vendet dhe ruajnë të njëjtin status mbrojtjeje, si Natyra 2000 në vendet e Europës.

Në të tashmen, gjithsesi, qeveria shqiptare duket të jetë indiferente kundrejt detyrimeve të saj për të ruajtur trashëgiminë natyrore të Evropës: në harmoni me vlerësimin në terren të Konventës së Bernës, kontrata koncensionare për hidrocentralin e Kalivacit sipas informacionit që ne kemi, u firmos, edhe pse leja mjedisore e kërkuar nuk ishte dhënë akoma. Kontrata koncensionare  u firmos me kompaninë turke e cila kishte marrë paraprakisht lejen për ndërtimin e projektit të hidrocentralit, që në fakt ishte pezulluar nga Gjykata Administrative e Shqipërisë. Projekti i hidrocentralit arrin shumë afër lumit dhe mund të shkatërrojë një seksion shumë të vlefshëm të lumit.

‘Ky hap është një goditje e Konventës së Bernës’, komenton Theresa Schiller, koordinatore e fushatës ‘Blue Heart’. ‘Fatmirësisht, Konventa e Bernës e ka marrë shumë seriozisht këtë cështje. Tani është koha të veprojmë. Konventa e Bernës duhet urgjentisht të pajisë qeverinë shqiptare me rekomandime të pastra, që të mbrojë në mënyrë të menjëhershme këtë trashëgimi natyrore unike, përpara se të jetë shumë vonë’.

Për më shumë informacion: https://balkanrivers.net/en/news/bern-convention-visits-vjosa-albania 

Print

News

Archive of all EEA's news releases.

Top Environment News -- ScienceDaily

Top stories featured on ScienceDaily's Plants & Animals, Earth & Climate, and Fossils & Ruins sections.
Feed not found.

Reuters: Environment

Reuters.com is your source for breaking news, business, financial and investing news, including personal finance and stocks. Reuters is the leading global provider of news, financial information and technology solutions to the world's media, financial institutions, businesses and individuals.

BBC News - Science & Environment

BBC News - Science & Environment

Environment | The Guardian

Latest Environment news, comment and analysis from the Guardian, the world's leading liberal voice

Environmental News Network

Environmental News Network
Feed not found.