• Kreu
  • Lajme nga bota
  • Japonia fiton zemrat e tifozëve në Botëror, largohen nga Rusia duke lënë zhveshtoren e pastër dhe një mesazh falënderues në gjuhën ruse

Japonia fiton zemrat e tifozëve në Botëror, largohen nga Rusia duke lënë zhveshtoren e pastër dhe një mesazh falënderues në gjuhën ruse

Përfaqësuesja e Japonisë mund të jetë eliminuar nga Kampionati Botëror ‘Rusia 2018’, por ajo ka fituar zemrat e gjithë tifozëve të futbollit në botë.

Ata ishin bërë temë në media dhe rrjetet sociale pasi tifozët e tyre pas çdo ndeshje pastronin stadiumin nga mbeturinat pastaj largoheshin.

Por, ky nuk është i vetmi gjest i bukur nga japonezët.

Pas humbjes 3-2 nga Përfaqësuesja e Belgjikës, ishte stafi teknik dhe lojtarët që morën shembull nga tifozët.

Duke lënë anash dëshpërimin e madh, ata pastruan dhomat e zhveshjes dhe në një letër kanë shkruar “faleminderit”.

Normalisht ky gjest u përshëndet nga të gjithë, por me shpresën që gjëra të tilla do shikojmë edhe nga përfaqësueset tjera.

Vlen të theksohet se ndaj Belgjikës ata ishin duke fituar fillimisht me rezultat 0-2, por në fund me golin Nacer Chadlit në minutën e 94 humbën me rezultat 3-2 dhe kështu u eliminuan.

Print

News

Archive of all EEA's news releases.

Top Environment News -- ScienceDaily

Top stories featured on ScienceDaily's Plants & Animals, Earth & Climate, and Fossils & Ruins sections.
Feed not found.

Reuters: Environment

Reuters.com is your source for breaking news, business, financial and investing news, including personal finance and stocks. Reuters is the leading global provider of news, financial information and technology solutions to the world's media, financial institutions, businesses and individuals.

BBC News - Science & Environment

BBC News - Science & Environment

Environment | The Guardian

Latest Environment news, comment and analysis from the Guardian, the world's leading liberal voice

Environmental News Network

Environmental News Network