• Kreu
  • Lajme nga bota
  • Ndryshime të vogla në rutinën tuaj të përditshme mund të ndikojnë në zvogëlimin e ekspozimit tuaj ndaj ndotjes

Ndryshime të vogla në rutinën tuaj të përditshme mund të ndikojnë në zvogëlimin e ekspozimit tuaj ndaj ndotjes

Rutina juaj e përditshme po ndikon në ekspozimin tuaj ndaj ndotjes. Cdo vit dhjetëra mijëra njerëz në Britaninë e Madhe vdesin herët për shkak të ndotjes së ajrit, e cila është e lidhur me astmën, sëmundjet e zemrës dhe kancerin e mushkërive.

Rreziku shëndetësor i paraqitur nga ndotja e ajrit varet nga ajri i ndotur që ne thithim me kalimin e kohës. Nivelet e ndotjes në qytetet e Mbretërisë së Bashkuar shpeshherë i kalojnë kufijtë e përcaktuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Por ekspozimi i njerëzve ndaj ndotjes mund të ndryshojë shumë midis njerëzve qe jetojnë ne të njëjtën rrugë, apo edhe në të njejtën shtëpi.

Aktualisht, autoritetet e shëndetësisë vlerësojnë ekspozimin ndaj ndotjes së ajrit bazuar në ndotjen jashtë shtëpisë së një personi. Por ne nuk është se rrimë jashtë dyerve të shtëpisë gjatë gjithë ditës -secili ndjek punët tona të përditshme. Mjedisi në shtëpi, në publik apo në punë ose shkollë; të gjithë ndikojnë në ekspozimin tonë ndaj ndotjes. Kjo gjë mund të ndihmojë qeveritë për të krijuar politika më efektive dhe për të ofruar këshilla më të mira për njerëzit se si të ulin ekspozimin e tyre.

Duke pajisur vullnetarë me sensorë të ndotjes portative, shkencëtarët kanë treguar se ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit gjatë ditës mund të ndryshojë ndjeshëm. Për shembull, udhëtimi gjatë orës me më shumë lëvizje nëpër qytet mund të përbëjë një pjesë të ndjeshme të ndotjes ndaj së cilës ne jemi të ekspozuar-edhe pse udhëtimi për në punë/destinacion na merr një pjesë të vogel të ditës tonë.

Në të kundërt, të qënurit i mbyllur shpesh lidhet me ekspozimin më të ulët ndaj ndotjes, sepse ndërtesat sigurojnë një mbrojtje kundër ndotësve në natyrë. Por sobat me gaz, djegia e drurit dhe e produkteve të pastrimit mund të krijojnë gjithashtu nivele të larta të ndotjes së ambjentit.

Ndryshime të vogla në rutinën tonë të përditshme mund të reduktojnë ndjeshëm ekspozimin tonë ndaj ndotjes së ajrit. Në një studim që eshtë bërë në Londër, pjesëmarrësit ishin në gjendje të ulnin ekspozimin e tyre gjatë udhëtimit nga 25% në 90% duke zgjedhur rrugë ose mënyra alternative transporti. Njerëzit që ecin me këmbë ose përdorin bicikletën zakonisht janë më pak të ekspozuar ndaj ndotjes sesa njerëzit që udhëtojnë me makinë ose autobus. Ajri është shumë më i pastër në trenat e populluar sesa në nëntokë. Strategjia e Mbretërisë së Bashkuar për pastrimin e ajrit synon të përgjysmojë numrin e njerëzve të ekspozuar ndaj ndotjes sipas udhëzimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë deri në vitin 2025.Por cuditërisht pak dihet për nivelet e ndotjes brenda shtëpive, shkollave dhe vendeve te punës.

Përmirësimi i cilësisë së ajrit në natyrë është aktualisht një prioritet i lartë në qytete anambanë Europës, dhe me të drejtë. Por matjet dhe modelet kompjuterike po tregojnë se ekspozimi ndaj ndotjes është shumë më i larmishëm dhe më i ndërlikuar se sa vlerësohet aktualisht. Ne duhet ta zhvillojmë këtë njohuri për të zhvilluar masa që sigurojnë zvogëlim më të madh të ekspozimit njerëzor dhe u japin mundësi qytetarëve të bëjnë zgjedhje më të shëndetshme në rutinën e tyre të përditshme.

Për më shumë informacion: https://www.weforum.org/agenda/2018/07/your-exposure-to-air-pollution-could-be-much-higher-than-your-neighbour-s-here-s-why 

Print

News

Archive of all EEA's news releases.

Top Environment News -- ScienceDaily

Top stories featured on ScienceDaily's Plants & Animals, Earth & Climate, and Fossils & Ruins sections.
Feed not found.

Reuters: Environment

Reuters.com is your source for breaking news, business, financial and investing news, including personal finance and stocks. Reuters is the leading global provider of news, financial information and technology solutions to the world's media, financial institutions, businesses and individuals.

BBC News - Science & Environment

BBC News - Science & Environment

Environment | The Guardian

Latest Environment news, comment and analysis from the Guardian, the world's leading liberal voice

Environmental News Network

Environmental News Network
Feed not found.