Industria e karbureve më e dobët se kurrë

Nëse po prisni për lajme të mira në lidhje me frontin klimatik, mos i ktheni sytë nga Antartika. Javën e kaluar studimet kanë dokumentuar një trefishim në shprejtësisë e shkrirjes së akujve dhe janë këto lloj shifrash që tregojnë urgjencën e momentit.

Në Uashington, Scott Pruitt, administrator i Agjensisë për Mbrojtjen e Mjedisit, vazhdon të tregojë influencën që politika ka mbi industrinë e karbureve.

Por, nga një fushë tjetër, ka pasur premisa për shpresë, të cilat indikojnë një largim të botës nga gazi, nafta, dhe qymyri.

Në Vatikan, në një konferencë, papa u takua me ekzekutivët e industrisë së naftës, nga ku sërish nuk ka rezultate premtuese.

Dhe nga Wall Street, kanë ardhur lajme që perceptimet e tregut nuk kanë ndryshuar shumë, edhe në kohët e Trump-it, industria e karbureve ka kalur nga industria më e sigurtë tek një që dita ditës po sfidohet edhe më shumë.

Shkencëtarët nga Instituti për Ekonominë e Energjitikës dhe Analiza Financiare (IEEFA) deklarojnë: “Në vitet e fundit, raportet financiare të industrisë së naftës kanë treguar që fitimet, shpenzimet kapitale, dhe bilancet kanë pësuar një rënie të madhe. Bursa ka kuptuar dobësinë e këtij sektori dhe ka dënuar aksionet e naftës dhe gazit gjatë pesë viteve të fundit, edhe pse tregu ka pësuar rritje në përgjithësi.

Raporti i IEFFA-s e ka quajtur gjendjen e industrisë si “më të dobtën ndër dekada” dhe ka treguar se cilat kanë qënë dobësitë kryesore që kanë krijuar këtë gjendje. Një nga proçeset e prodhimit të naftës dhe gazit, ajo e injektimit të gurëve dhe tokës me një përzierje me presion të lartë që rezulton në një mbushje të çarjeve të tokës me naftë dhe gaz, ka rezultuar në një ulje të çmimeve. Industria e naftës është transformuar në një biznes komoditetesh që kur performanca e këtij proçesi të ri ka qenë impresionante. IEEFA i përshkruan investorët si të shokuar nga përfitimet e ulëta.

Dobësia e dytë është më e qartë, një konkurent i fortë që është rritur në popularitet dhe premton të pajisë klientët me të njëjtin produkt, energji, me teknologji më të mirë, më të pastër, dhe më të lirë. Bëhet fjalë për Tesla, por edhe për Volkswagen, i cili ka vendosur të shpenzojë 84 miliardë dollarë në këtë industri. Gjithashtu, çdo javë Kina e ul akoma edhe më shumë çmimin për energjinë e pastër, më e reja ka qënë në një qëndër me panele diellore në Nevada të SHBA, me 2,3 cent për kilovat për orë, pavarësisht taksave që ka vendosur Trump mbi panelet diellore të Kinës.

Dhe problemi i tretë i industrisë? Sipas IEEFA-s, kjo është lëvizja mjedisore, një rrezik financiar për kompanitë e naftës dhe gazit. “Përveç fushatave dhe protestave, aktivistët për mjedisin kanë vënë nën presion financiar kompanitë e gazit dhe naftës sepse kanë targetuar bankat dhe institucionet finianciare. Këto protesta jo vetëm paralajmërojnë për ndërprerjë të fondeve për projekte të kësaj industrie, por gjithashtu paralajmërojnë për rritje të çmimeve të gazit dhe naftës.

Për aktivistët, pjesa më e mirë e reportit të IEEFAs janë disa rekomandime se si mund ta dëmtojnë edhe më shumë industrinë, si krijimi i vonesave. Autorët e raportit shkruajnë që bota financiare sa ka filluar të kuptojë dobësinë fundamentale që ka pësuar ky sektor dhe akoma nuk i ka dhënë rëndësi lëvizjeve mjedisore në botë. Në pak vite, këto protesta do e çojnë papën të besojë se karburet duhet të qëndrojnë nën tokë dhe bizneset do kuptojnë që duhet të investojnë në një industri tjetër.

Për më shumë informacion: https://www.theguardian.com/commentisfree/2018/jun/21/climate-change-fossil-fuel-industry-never-been-weaker 

Print

News

Archive of all EEA's news releases.

Top Environment News -- ScienceDaily

Top stories featured on ScienceDaily's Plants & Animals, Earth & Climate, and Fossils & Ruins sections.
Feed not found.

Reuters: Environment

Reuters.com is your source for breaking news, business, financial and investing news, including personal finance and stocks. Reuters is the leading global provider of news, financial information and technology solutions to the world's media, financial institutions, businesses and individuals.

BBC News - Science & Environment

BBC News - Science & Environment

Environment | The Guardian

Latest Environment news, comment and analysis from the Guardian, the world's leading liberal voice

Environmental News Network

Environmental News Network