Lista e llojeve në zhdukje shkon në 26,000.

Një lloj i krimbave të rrumbullakët (Lumricus rubellus), dhelpra fluturuese e Mavritanit (Greater Mascarene) dhe një lloj palme (Livistona carinensis) u janë bashkuar rreth 26 000 llojeve që janë kategorizuar si në rrezik. Publikimi më i fundit i Red List nga Unioni Internacional për Konservimin e Natyrës (ICUN) ka identifikuar 26 197 bimë dhe kafshë që rrezikojnë zhdukjen, nga 93 557 lloje që po hasin rreziqe mjedisore në botë.

Popullata e reptilëve në Australi mund të jetë në më shumë rrezik serioz se sa të gjitha llojet. 975 reptilët që kanë origjinën në Australi u janë bashkuar listës. Gjithashtu, shtatë përqind e tyre janë në rrezik për zhdukje për shkak të ndyshimeve të faktorëve mjedisorë, duke përfshirë speciet invazive dhe ndryshimet klimatike. Sipas ICUN, rreth 600 milion vdekje të reptilëve vijnë nga macet e egra, kurse një ndryshim temperature prej një grade mund ta uli popullatën e kërminjve të Bartle Frere me 50% për 30 vjet.

Ndërkohë që Australia po has një zhdukje të mëdha të reptilëve, zona të tjera të Azisë mund të humbin lloje me kalimin e kohës. Dhelpra fluturuese e Mavritanit (Greater Mascarene), një lloj më rëndësi për polenizimin e bimëve në Mavritan, gjithashtu i është bashkuar listës së specieve në rrezik. Shpyllëzimi, ciklonet, gjuetia pa leje, dhe vdekja nga linjat e energjisë elektrike e kanë reduktuar popullatën në një sasi të konsiderueshme.

Në Japoni, tre specie të krimbave të tokës gjithashtu u janë bashkuar listës. Mbeturinat nukleare nga Lufta e Dytë Botërore dhe nga shkrirja e reaktorit nucklear në Fukushima, bashkuar nga kultivimi i shumtë dhe rritja e qyteteve paraqesin rrezik për llojet.

Midis shpyllëzimit, thatësirës, dëmtimeve nga bujqësia dhe ridrejtimi i ujit, bimë të ndryshme mund të zhduken fillimisht nga Jemeni, duke lënë vetëm një zonë të Afrikës si habitat i vetëm i saj.

Edhe pse ka pak perspektiva për llojet e reja në rrezik zhdukjeje, akoma ka shpresë. ICUN po punon me popullatat lokale që të garantojnë që bimët dhe kafshët të mund të vazhdojnë të jetojnë për gjenerata. Në Mavritan, një task-forcë po punon me fermerët per të mbrojtur të korrurat dhe pemishtet me rrjeta dhe mjete të tjera, duke reduktuar nevojën për seleksionim të kafshëve.

Për më shumë informacion: https://inhabitat.com/red-list-expands-to-26000-endangered-species/

Print

News

Archive of all EEA's news releases.

Top Environment News -- ScienceDaily

Top stories featured on ScienceDaily's Plants & Animals, Earth & Climate, and Fossils & Ruins sections.
Feed not found.

Reuters: Environment

Reuters.com is your source for breaking news, business, financial and investing news, including personal finance and stocks. Reuters is the leading global provider of news, financial information and technology solutions to the world's media, financial institutions, businesses and individuals.

BBC News - Science & Environment

BBC News - Science & Environment

Environment | The Guardian

Latest Environment news, comment and analysis from the Guardian, the world's leading liberal voice

Environmental News Network

Environmental News Network