• Kreu
  • Lajme nga bota
  • Ngrënia e algave të detit nga lopët mund të reduktojë prodhimin e metanit prej tyre

Ngrënia e algave të detit nga lopët mund të reduktojë prodhimin e metanit prej tyre

Shkencëtarët nga Universiteti i Kalifornisë, Davis (UC Davis), kanë zbuluar një ushqim surprizues që mund të ndihmojë me reduktimin e prodhimit të metanit nga lopët; algat e detit. Një kërkim i ri nga universiteti thotë që gjedhët që ushqehen me një përzierje të një ushqimi special dhe një lloj specifik të algave të detit prodhojnë më pak gazra serrë se sa gjedhët e tjerë.

Sipas Universitetit të Shtetit të Pensilvanisë, agikultura kontribuon rreth 7% të prodhimit të gazrave serrë në Amerikë. Çdo ditë, kafshët si lopët nxjerrin deri në 1000 litra dioksid karboni dhe metan. Rreth 20% e metanit agrikultural vjen vetëm nga gromësitjet e kafshëve.

Për të ulur këto shifra, shkencëtarët tek UC Davis kanë eksperimentuar me kombinime të reja të ushqimeve për lopët. Kashta e lopëve miksohet me rreth një përqind të algave të kuqe, Asparagopsis armata. Për ti nxitur lopët që të hanë ushqimin e ri, është shtuar melasë si një sheqer natyral që maskon shijen dhe erën e kripur. Për të matur efikasitetin, shkencëtarët i kanë matur fymën lopëve për përmbajtjen e gazrave. 

Lopët që u ushqyen me përzierjen e algave të detit panë një reduktim të konsiderueshëm në prodhimin e metanit. Përgjatë 3 eksperimenteve dy javore, lopët që u ushqyen me masën më të madhe të algave, panë një reduktim të prodhimit të metanit me 50%. Shkencëtarët i quajtën këto rezultate si një “reduktim drastik në çlirimin e metanit.”

Por, a kishte efekt në qumështin e lopëve? Edhe pse lopët që konsumuan alga prodhuan pak më pak qumësht, shija e qumështit nuk ndryshoi. Një test të fshehtë për shije me 25 persona rezultoi që personat nuk dalluan diçka ndryshe. 

Përpara se algat e detit të jenë pjesë kryesore e ushqimit agrikultural, industria duhet të kalojë disa pengesa. Kjo përfshin një maskim të shijes së algave ndaj lopëve dhe rritje të mjaftueshme të algave për përdorime agrikulturale. Gjithashtu, rritja e këtij ushqimi duket të jetë e përballueshme nga ana ekonomike për fermerët. 

Përdorimi i ushqimit për të reduktuar prodhimin dhe çlirimin e gazrave të gjedhëve është pjesë e një plani për reduktim të gazrave serrë në Kaliforni. Një ligj i Senatit ka kërkuar që fermat të reduktojnë prodhimin e metanit me 40% në 12 vitet e ardhshme.

Për më shumë informacion: https://inhabitat.com/seaweed-could-reduce-cow-methane-production/

Print

News

Archive of all EEA's news releases.

Top Environment News -- ScienceDaily

Top stories featured on ScienceDaily's Plants & Animals, Earth & Climate, and Fossils & Ruins sections.
Feed not found.

Reuters: Environment

Reuters.com is your source for breaking news, business, financial and investing news, including personal finance and stocks. Reuters is the leading global provider of news, financial information and technology solutions to the world's media, financial institutions, businesses and individuals.

BBC News - Science & Environment

BBC News - Science & Environment

Environment | The Guardian

Latest Environment news, comment and analysis from the Guardian, the world's leading liberal voice

Environmental News Network

Environmental News Network