• Kreu
  • Lajme nga bota
  • Përmbytje apokaliptike në Japoni, 70 viktima e 1.5 milion të evakuuar

Përmbytje apokaliptike në Japoni, 70 viktima e 1.5 milion të evakuuar

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës kanë vrarë të paktën 70 njerëz dhe kanë dhjetëra zhdukur në zonat perëndimore të Japonisë. Shumica e vdekjeve kanë ndodhur në prefekturën e Hiroshimës, e cila është goditur rëndë nga shiu i rrëmbyeshëm që nga e enjtja. Ndërkohë edhe qindra shtëpi janë dëmtuar.

Rreth 1.5 milionë njerëz janë urdhëruar të largohen nga shtëpitë e tyre dhe tre milionë të tjerë janë këshilluar për të bërë të njëjtën gjë.

Autoritetet thonë se kjo mund të jetë potencialisht katastrofa më e keqe e motit që Japonia ka parë në dekada. Kryeministri Shinzo Abe tha se autoritetet po përballen me një “garë kundër kohës” për të shpëtuar dhe për të evakuar njerëzit.

Mijëra policë, zjarrfikës dhe ushtarë po marrin pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit. Disa nga viktimat janë varrosur gjallë nga rrëshqitjet e tokës, njofton agjencia e lajmeve Kyodo e Japonisë.

Në qytetin Motoyama, rreth 600 km në perëndim të kryeqytetit Tokio, 583mm shi ra gjatë të premtes dhe të shtunës në mëngjes, tha agjencia meteorologjike e Japonisë.

Shi më i rëndë pritet të bjerë gjatë ditëve të ardhshme.

Kyoto, rreth 300 km në lindje të Hiroshima, është goditur gjithashtu nga rrebeshet. Banori lokal Manabu Takeshita tha për faqen e internetit të Japan Times: “Cilido që jeton pranë lumit duhet të jetë nervoz, sepse sezoni i tajfuneve është duke nisur më i egër se kurrë”.

Print

News

Archive of all EEA's news releases.

Top Environment News -- ScienceDaily

Top stories featured on ScienceDaily's Plants & Animals, Earth & Climate, and Fossils & Ruins sections.
Feed not found.

Reuters: Environment

Reuters.com is your source for breaking news, business, financial and investing news, including personal finance and stocks. Reuters is the leading global provider of news, financial information and technology solutions to the world's media, financial institutions, businesses and individuals.

BBC News - Science & Environment

BBC News - Science & Environment

Environment | The Guardian

Latest Environment news, comment and analysis from the Guardian, the world's leading liberal voice

Environmental News Network

Environmental News Network