• Kreu
  • Lajme nga bota
  • Filidishi i paligjshëm është gjetur në shitje në 10 shtete Evropiane

Filidishi i paligjshëm është gjetur në shitje në 10 shtete Evropiane

Artifakte të bëra nga filidishi gjenden në një ekspozitë në Belgjikë. Një investigim nga Avaaz ka gjetur fildish të paligjshëm në shitje nëpër Evropë.

Fildishi i paligjshëm është gjetur në shitje në 10 shtete evropiane, duke shkelur përpjekjet internacionale për të limituar këto shitje, të cilat shkaktojnë vrasjen e paligjshme të elefantëve.

Grupi Avaaz gjeti 109 artikuj me fildish dhe i testoi për të gjetur moshën e tyre. Afërsisht një e pesta e objekteve përmbanin fildish nga kafshë të vrara që më 1990, gjë që ëshë ilegale, pasi janë vendosur kufizime mbi tregtinë globale të fildishit në 1989.

Tre të katërtat e artikujve ishin të vitit 1947. Shitja e fildishit pas atij viti është subjekt i kufizimeve dhe kërkon dokumentacion zyrtar që të mund të shitet ligjërisht.

Avaaz tha se zbulimet, që thonë se janë gjetur objekte ilegale prej fildishi në Angli dhe tjetërkund, treguan se Europa duhet të bëjë akoma edhe më shumë për ti investiguar kontrolluar shitjet e fildishit.

Bert Wander, drejtori i kampanjave për Avaaz, tha: “Kjo vërteton se fildishi po shitet nëpër Evropë. Ky zbulim duhet të na çojë drejt fundit të kësaj tregtie. Çdo ditë që vazhdon shitja e këtyre stolive do të thotë se jemi një ditë më pranë zhdukjes së elefantëve përgjithmonë.”

Kufizimet aktuale janë vënë për të siguruar që fildishi nga elefantët e sapovrarë të mos ketë mundësi për t’u shitur. Fildishi është përdorur për shekuj në objekte, nga pianot tek topat e bilardos dhe objektet e artit, dhe ndalimi i plotë është konsideruar si i vështirë për shkak të përdorimit të tij në objektet antike.

Kërkesat nga Kina për fildishin nuk ndalen, gjë që ka rritur kërcenimet ndaj popullatave të vogla të elefantëve në Afrikë dhe Azi. Këto popullata janë akoma edhe më shumë në rrezik për shkak të gjuetarëve.

Hong Kongu dhe Kina kanë vendosur kufizime të reja në shitjen e fildishit. Nga Kina vijnë kërkesat më të larta, pasi objektet me fildish konsiderohen si dhurata me prestigj të lartë, gjë që vazhdon ta inkurajojë tregtinë ilegale internacionale.

Anglia po punon për një ligj që e quan më të fortin në Evropë i cili do të parandalojë shitjen e objekteve me fildish, përvec se në disa raste shumë të vogla.

Disa shtete Afrikane i kanë vënë flakën fildishit illegal pasi është marrë nga gjuetarët ilegalë. Ky akt është bërë për të ndaluar ardhjen e këtij fildishi në treg dhe të reduktojë potencialin e tregtisë internacionale për të.

Print

News

Archive of all EEA's news releases.

Top Environment News -- ScienceDaily

Top stories featured on ScienceDaily's Plants & Animals, Earth & Climate, and Fossils & Ruins sections.
Feed not found.

Reuters: Environment

Reuters.com is your source for breaking news, business, financial and investing news, including personal finance and stocks. Reuters is the leading global provider of news, financial information and technology solutions to the world's media, financial institutions, businesses and individuals.

BBC News - Science & Environment

BBC News - Science & Environment

Environment | The Guardian

Latest Environment news, comment and analysis from the Guardian, the world's leading liberal voice

Environmental News Network

Environmental News Network