• Kreu
  • Lajme nga bota
  • Zbatim i dobët: Vendet e pasura rrezikojnë arritjen e objektivat globale

Zbatim i dobët: Vendet e pasura rrezikojnë arritjen e objektivat globale

Tre vite pas miratimit të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ-të) nga të gjithë shtetet pjestarë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), rezultatet e reja dhe të përmirësuara kanë treguar disa vështirësi që shtetet kanë dhe hapat që duhen marrë për të arritur SDG-të. Shumë shtete po bëjnë progres të shpejtë, por në përgjithësi ka shumë rrezik që bota të mos i arrijë këto objektiva deri në vitin 2030.

 Tre vite pas samitit historik të OKB-së në New York, ku të gjitha shtetet anëtare kanë miratuar OZHQ-të, indeksi i OBZH-ve për vitin 2018 dhe tabelat grafike kanë treguar për herë të parë një vlerësim të përpjekjeve që qeveritë po bejnë për t’i arritur këto objektiva. Analiza tregon se asnjë nga shtetet nuk është në rrugën e duhur për ti arritur të gjitha objektivat deri në vitin 2030. Gjithashtu, raporti ka hedhur dritë mbi mekanizmat e zbatimit që janë ndërmarrë nga shtetet e G20-s. Brazili, Meksika, dhe Italia kanë ndërmarrë hapa të rëndësishëm për ti arritur këto objektiva, që ilustrohen nga ekzistenca e strategjive për ose njësitë koordinuese në qeveritë e tyre. Sidoqoftë, boshllëqet e shteteve të G20 për implementimin e objektivave janë të medha pasi vetëm India dhe Gjermania kanë ndërmarrë një vlerësim të pjesshëm të nevojave për investim. Asnjë shtet i G20 nuk ka angazhuar buxhetin nacional tërësisht me OZHQ-të. Sipas rezultateve, SHBA dhe Rusia janë shtetet me më pak hapa të ndërmarrë për të vënë në zbatim këto objektiva.

Për herë të parë, raporti prezanton rezultate të reja në lidhje me sa shpejt shtetet po bëjnë progres drejt arritjes së objektivave. Autorët, bazuar në të dhënat ndër vite mbi progresin e një shteti, vlerësojnë nëse ky shtet do ta arrijë një objektiv të caktuar. Në përgjithësi, shumica e shteteve po bëjnë progres ndaj OZHQ-ve edhe pse ky progres është më i ngadaltë në disa nga objektivat mbi mjedisin. Nëse disa shtete me të ardhura të larta kanë zhdukur urinë ose varfërinë ekstreme pothuajse tërësisht, ata kanë marrë vlerësimet më të ulëta në objektiva si “konsumim dhe prodhim i ndërgjegjëshëm”, “aksion klimatik” ose “jeta nën ujë”. Shetet me të ardhura më të ulëta kanë bërë progres për ti dhënë fund varfërisë ekstreme ose të sigurojnë akses të shërbimeve shëndetësore dhe edukuese. Megjithatë, shtetet më të varfëra priren ti kenë mekanizmat për të menaxhuar çështjet mjedisore dhe infrastrukturën më pak të zhvilluar. Si pasojë, vlerësimi i tyre në përgjithësi ngelet më i ulët se ai i shteteve më të pasura.

Studimi është kryer nga ekspertët e Rrjetit të Zgjidhjeve për Zhvillim të Qëndrueshëm (SDSN) dhe Bertelsmann Stifung, nën drejtimin e Këshilltarit të Kombeve të Bashkuara dhe ekonomistit të njohur, Profesor Jeffrey Sachs. Indeksi dhe grafikët e OZHQ-ve mbledhin informacione nga të 193 shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara dhe vlerësojnë se ku qëndron çdo shtet në 2018, bazuar nëse do ti arrijnë objektivat e OZHQ-ve. Indeksi i OZHQ-ve rendit shtetet bazuar në performancën e tyre në përgjithësi për të 17-të OZHQ. Grafikët e OZHQ-ve përdorin një sistem të ngjashëm me semaforin për të vlerësuar se ku një shtet ndodhet në secilin objektiv. SDSN është një rrjet global i institucioneve të rëndësishme që mbështesin zbatimin e OZHQ-ve në rang lokal, shtetëror, dhe global. Bertelsmann Stifung është një nga fondacionet më të mëdhaja në Gjermani. Ai punon për të promovuar përfshirjen sociale për të gjithë, dhe është i vendosur ta realizojë këtë nismë me programe që përmirësojnë edukimin dhe demokracinë, avancojnë shoqërinë, promovojnë shëndetin, gjallërojnë kulturën, dhe forcojnë ekonomitë.

Për më shumë informacion: http://www.sdgindex.org/news/2018/07/09/rich-countries-risk-achievement-of-the-global-goals/ 

Print

News

Archive of all EEA's news releases.

Top Environment News -- ScienceDaily

Top stories featured on ScienceDaily's Plants & Animals, Earth & Climate, and Fossils & Ruins sections.
Feed not found.

Reuters: Environment

Reuters.com is your source for breaking news, business, financial and investing news, including personal finance and stocks. Reuters is the leading global provider of news, financial information and technology solutions to the world's media, financial institutions, businesses and individuals.

BBC News - Science & Environment

BBC News - Science & Environment

Environment | The Guardian

Latest Environment news, comment and analysis from the Guardian, the world's leading liberal voice

Environmental News Network

Environmental News Network