• Kreu
  • Lajme nga bota
  • Më shumë se një e treta e peshqve që kapen nuk arrijnë tek pjatat e njerzve

Më shumë se një e treta e peshqve që kapen nuk arrijnë tek pjatat e njerzve

Vetëm dy të tretat e peshqve arrijnë tek pjatat e njerëzve, thotë një raport mbi peshkimin dhe akuakulturën. Sipas raportit nga Organizata e Ushqimit dhe Agrikulturës (FAO) të Kombeve të Bashkuara, 35% e peshqve të kapur hidhen prapë në oqean sepse i përkasin një lloji të padëshiruar, ose ata prishen para se të kenë mundësi për tu konsumuar. Ekspertët gjithashtu shprehin shqetësim mbi qëndrueshmërinë e operacioneve të peshkimit të tanishëm në të gjthë botën.

Prodhimi total ka arritur një rekord të ri falë rritjes të peshkut nëpër ferma, veçantërisht në Kinë. “Që në 1961, rritja globale e konsumimit të peshkut ka qënë sa dyfishi i rritjes të popullatës, që demonstron se sektori i peshkimit ëshë me shumë rëndësi përsa i përket objektivit të FAO-s për një botë pa uri dhe kequshqyerje,” tha Jose Graziano da Silva, drejtori i FAO. Lasse Gustavsson, drejtori ekzekutiv i Oceana në Evropë tha se duhet bërë më shumë për të minimizuar praktikat e dëmshme të peshkimit sidomos pasi miliarda njerëz varen nga peshku për shkak të vlerave ushqyese që ka. Besohet që shumica e njerëzve që punojnë në akuakulturë janë në mungesë të njohurive ose pajisjeve të duhura për ta mbajtur peshkun e freskët derisa ai të arrijë tek konsumatori.

“Shpërdorimi i ushqimit në një planet të uritur është diçka mizore,” tha ai. “Fakti se një e treta e të gjithë peshqve të kapur shkon dëm rezulton në një shqetësim të madh për sigurimin global të ushqimit.” Studimi i FAO-s gjeti se një e treta e llojeve komerciale të peshqve vuajnë nga peshkimi i tepërt, ndërsa numri i peshqve të marrë nga detet dhe lumenjtë nuk ka ndryshuar shumë që në fund të viteve 1980.

“Ka shumë presion mbi pasuritë detare dhe ne duhet të kemi më shumë angazhime nga qeveritë për të përmirësuar gjendjen e peshkimit,” tha Manuel Barange, drejtor i departamentit të peshkimit dhe akuakulturës për FAO-n. “Ne parashikojmë që Afrikës do i duhet të importojë peshk në të ardhmen,” tha ai për fondacionin Thomson Reuters, duke shtuar që sasitë e pakëta mund të çojnë në çmime më të larta, që ndikojnë rëndshëm mbi të varfërit.

“Kriza e peshkimit të tepërt do të jetë një problem i vështirë për tu zgjidhur,” tha për The Guardian, Daniel Pauly i Universitetit të Kolumbisë Britanike në Kanada. “Por, bashkëpunimet midis palëve të interesuara mund të ndihmojnë ndaj trendeve negative.”

Për më shumë informacion: https://www.independent.co.uk/environment/fishing-waste-fish-catch-fao-un-sustainable-populations-consumption-a8440046.html 

Print

News

Archive of all EEA's news releases.

Top Environment News -- ScienceDaily

Top stories featured on ScienceDaily's Plants & Animals, Earth & Climate, and Fossils & Ruins sections.
Feed not found.

Reuters: Environment

Reuters.com is your source for breaking news, business, financial and investing news, including personal finance and stocks. Reuters is the leading global provider of news, financial information and technology solutions to the world's media, financial institutions, businesses and individuals.

BBC News - Science & Environment

BBC News - Science & Environment

Environment | The Guardian

Latest Environment news, comment and analysis from the Guardian, the world's leading liberal voice

Environmental News Network

Environmental News Network
Feed not found.