• Kreu
  • Lajme nga bota
  • Irlanda bëhet shteti i parë në botë që tërheq investimet nga karburet

Irlanda bëhet shteti i parë në botë që tërheq investimet nga karburet

Irlanda do të jetë shteti i parë në botë që të largohet nga karburet pasi politikanët kanë votuar për të tërhequr të gjitha fondet publike nga kompanitë e gazit dhe naftës.

Në një përpjekje për të arritur objektivat e shtetit për ndryshimet klimatike, siç është e shkruar në marrëveshjen e Parisit, Projektligji i Shpronësimit të Karbureve me shumë gjasa do të vihet në fuqi pas pushimeve të verës të parlamentit.

Projektligji kërkon pranimin e dhomës të sipërme të parlamentit, por bashkëpunim midis partive dhe mbështetja nga qeveria mund të çojë në një pranim më të shpejtë të projektligjit.

Fillimisht projektligji u prezantua nga politikani i pavarur Thomas Pringle në 2016 dhe që atëherë është mbështetur nga të gjitha partitë në opozitë.

Zoti Pringle i tha The Independent që ai shpresonte se ky moment historik të mund të ndihmojë shtetin në lidhje me objektivat mbi ndryshimet klimatike, sidomos pasi Irlanda ka mbetur mbrapa shteteve të tjera Evropiane kur flitet për objektivat mbi çlirimet e gazeve me efekt serrë.

“Për një kohë të gjatë ne kemi pasur një qëndrim që jemi shtet i vogël dhe s’kemi shumë rëndësi,” tha ai. “Por njerëzit e Irlandës s’janë ndjerë ashtu, gjithashtu edhe shumë nga anëtarët e parlamentit.”

Ai shtoi: “Meqënëse parlamenti është në një gjendje më të mirë tani, ne mund të reflektojmë zërat e njerëzve më shumë në nivelin parlamentar dhe qeveria duhet të bëjë të njëjtën gjë.”

Zoti Pringle tha që ai ishte i kënaqur nga mbështetja që ka marrë projektligji i tij duke e quajtur “testament për bashkëpunim midis partive” dhe “një fitore në nivelin internacional për një lëvizje kundër karbureve.”

Kalimi i projektligjit do të ushtrojë trysni mbi Fondin për Investim Strategjik të Irlandës për të shitur investimet e tij në fushën e karbureve, të cilat vlejnë rreth 300 milion euro dhe shtrihen në 150 kompani rreth botës.

Eamonn Meehan, drejtori ekzekutiv i Trocaire, pranoi që projektligji është “një deklaratë e fortë” që do të shërbejë për të rregulluar reputacionin e shtetit si “i prapambetur për çështjet klimatike.”

“Vetëm muajin e kaluar Irlanda ishte rankuar si i dyti shtet më i keq për veprimet mbi çështjet e ndryshimeve klimatike, kështu që kalimi i këtij projektligji është lajm i mirë por duhet të shënojë fillimin e një ndryshimi të rëndësishëm për këtë problem,” tha ai.

Irlanda dukej se do arrinte vetëm një 1% reduktim në çlirimet e gavrave të dëmshëm deri më 2020, dhe qeveria specifikisht është kritikuar që ka dështuar të kontrollojë çlirimet e gazrave në agrikulturë.

“Qeveritë nuk do të plotësojnë detyrimet e tyre sipas marrëveshjes së Parisit për ndryshimet klimatike nëse ato vazhdojnë të financojnë industrinë e karbureve,” tha Gerry Liston i cili ka hartuar projektligjin.

“Shtetet nëpër botë duhet të marrin shembull nga Irlanda dhe të tërhiqen nga indrustria e karbureve.”

Print

News

Archive of all EEA's news releases.

Top Environment News -- ScienceDaily

Top stories featured on ScienceDaily's Plants & Animals, Earth & Climate, and Fossils & Ruins sections.
Feed not found.

Reuters: Environment

Reuters.com is your source for breaking news, business, financial and investing news, including personal finance and stocks. Reuters is the leading global provider of news, financial information and technology solutions to the world's media, financial institutions, businesses and individuals.

BBC News - Science & Environment

BBC News - Science & Environment

Environment | The Guardian

Latest Environment news, comment and analysis from the Guardian, the world's leading liberal voice

Environmental News Network

Environmental News Network
Feed not found.