• Kreu
  • Lajme nga bota
  • Shkencëtarët arrijnë në konkluzionin që ndryshimet klimatike i kanë dyfishuar shancet për valën e të nxehtit në Evropë

Shkencëtarët arrijnë në konkluzionin që ndryshimet klimatike i kanë dyfishuar shancet për valën e të nxehtit në Evropë

Sipas një skuadre shkencëtarësh, janë dyfishuar shancet për valën e të nxehtit në Evropën Veriore për shkak të ndryshimeve klimatike. Shifrat paraprake që vijnë nga stacionet e rrjetit World Weather Attribution (WWA) në këtë zonë, kanë konfirmuar frikën e shkencëtarëve që i nxehti është përkeqësuar nga ngrohja globale. Temperaturat e regjistruara në Rrethin e Artikut ishin si kurrë më parë, ndërsa më në jug në Hollandë, Danimarkë, dhe Irlandë gjasat për një valë të nxehti janë dyfishuar.

“Padyshim ngrohja globale do të shkaktojë të tilla ngjarje – bota po ngrohet dhe rrjedhimisht valët e të nxehtit do të kenë më shumë gjasa për të ndodhur,” thotë Dr. Friederike Otto, drejtori i Institutit për Ndyshimet Mjedisore në Universitetin e Oksfordit.

“Çfarë dikur konsiderohej si mot jashtëzakonisht i ngrohtë do të jetë i zakonshëm – në disa raste ai tashmë është i zakonshëm.”

Në total, skuadra regjistroi shifra nga 7 stacione moti në Evropën Veriore gjatë tre ditëve më të nxehta. Dy u matën në Finlandë, dhe një për secilën nga shtetet e Danimarkës, Irlandës, Hollandës, Norvegjisë, dhe Suedisë.

Skuadra e WWA do ti publikojë këto gjetje në revistat shkencore dhe gjithashtu do të pajisin me një analizë më të detajuar për verën e nxehtë të 2018.

Shkencëtarët kanë lidhur të gjitha ngjarjet individuale të motit me ndryshimet klimatike duke krijuar modele mbi se si do ishte gjëndja pa ndryshimet klimatike dhe duke krahasuar ngjarjet e tanishme me trendet historike.

Më parë, shkencëtarët zbuluan se gjasat për shirat shkatërrues të Uraganit Harvey ishin trefishuar nga ndyshimet klimatike. Stuhia vdekjeprurëse vrau më shumë se 30 njerëz dhe shkatërroi me mijëra shtëpi teksa kaloi nëpër Teksas dhe në Gjirin e Meksikës. Autoritetet vlerësuan se shkaktoi një dëm prej 125 miliardë dollarësh.

Teksa valët e të nxehtit, zjarret, dhe temperaturat rekord janë shënuar në hemisferën e veriut në javët e fundit, ekspertët kanë përdorur këtë kaos për të theksuar nevojën për të luftuar ndyshimet klimatike.

“Edhe nësë ne i nënshtrohemi objektivave të traktatit të Parisit dhe e arrijmë ta ulim ngrohjen klimatike nën 2 gradë Celcius, valët e të nxehtit dhe verat e nxehta si në 2003 dhe 2006 do të ndodhin shumicën e viteve,” thotë Dr. Andrew King, një shkencëtar nga Universiteti i Melbournit, që nuk ishte pjesë e kërkimit të ri.

“Në një skenar më pak optimist, ku ne nuk i zvogëlojmë sasitë e çlirimeve të gazrave me efekt serrë, ekstremet e të nxehtit do të keqësohen shumë dhe verat e nxehta të tanishme do të konsiderohen të freskëta pas disa dekadave.”

Dr. Robert Vautard, një nga shkencëtarët e skuadës kërkimore tha, “Ditë pas dite, vit pas viti, ne shikojmë rezultatet e ndryshimeve klimatike. Ne nuk po marrim masat e nevojshme në këtë moment – ne po i zbulojmë ndryshimet klimatike në vend që të bëjmë diçka për to.

Për më shumë informacion: https://www.independent.co.uk/environment/climate-change-uk-weather-heatwave-europe-more-likely-global-warming-a8466171.html 

Print

News

Archive of all EEA's news releases.

Top Environment News -- ScienceDaily

Top stories featured on ScienceDaily's Plants & Animals, Earth & Climate, and Fossils & Ruins sections.
Feed not found.

Reuters: Environment

Reuters.com is your source for breaking news, business, financial and investing news, including personal finance and stocks. Reuters is the leading global provider of news, financial information and technology solutions to the world's media, financial institutions, businesses and individuals.

BBC News - Science & Environment

BBC News - Science & Environment

Environment | The Guardian

Latest Environment news, comment and analysis from the Guardian, the world's leading liberal voice

Environmental News Network

Environmental News Network