• Kreu
  • Lajme nga bota
  • A mund të sigurojnë mbetjet e kallamit të sheqerit një rritje të vlerës për rritësit e tij dhe një alternativë për ushimin e bagëtive?

A mund të sigurojnë mbetjet e kallamit të sheqerit një rritje të vlerës për rritësit e tij dhe një alternativë për ushimin e bagëtive?

Biznesi i prodhimit të sheqerit kërkon dhe prodhon shumë energji dhe prodhon një sasi të madhe mbetjesh dhe nënprodukte. “Ne po buxhetojmë të shtypim 1.5 milion Ton kallam këtë vit për një periudhë 25 javëshe,” ka thënë Mark Gaton, menaxher i fabrikës Racecourse Mill në Mackay. “Zakonisht, çdo ditë ne procesojmë rreth 11000 Ton në ditë dhe nga kjo ne prodhojmë rreth 40% fibër kështu që zakonisht prodhojmë 1 800 Ton tul të ngelur në ditë. Tuli vjen si një nënprodukt i procesit të bluarjes së kallamit të sheqerit, që në shumë fabrika digjet për të prodhuar energji për fabrikën dhe për konsumatorët.

Por shkencëtarët po investigojnë mënyra për ta kthyer tulin e kallamit të sheqerit dhe mbetjet në ushqim me rëndësi për kafshët. “Ne dimë që nëpër botë prodhimi i gjedheve është i ndërlidhur me fabrikat e sheqerit,” that Dr. Mark Harrison i QUT. “Ne e dimë që mullinjtë e sheqerit po prodhojnë melasë për industrinë e ushqimit të gjedheve dhe tuli i kallamit të sheqerit është nje mundësi tjetër për të patur industrinë e sheqerit të furnizojnë ingredientët e duhur për ushqimin e bagëtive. Për ta kthyer tulin e kallamit në diçka të dobishme nga ana nutritive për bagëtitë – si lopët, derrat, dhe shpendët – duhet të bëhet më e tretshme.

Shkencëtarët tek Mackay Reneëable Biocommoditites Pilot Plant po përdorin nxehtësinë për ta ndarë tulin në mënyrë që sheqeri që ai përmban të jetë më i arritshëm nga kafshët që do e hanë.

“Ne mund ta nënshtrojmë për një kohë të shkurtër në temperatura dhe presione të larta, pastaj ne e ulim presionin dhe fibra shpërthen dhe hapet, dhe ky ndryshim fizik i fibrës është çfarë e përmirëson dobinë e tij për ushqim për gjedhet.” “Ne duhet të shikojmë për mbetjet dhe nënproduket nga sistemet e bujqësisë që janë të pranishme lokalisht si mullinjtë e sheqerit, si shtesa për ushqimin dhe si ingredient të mundshëm.”

Shkencëtarët kanë kryer kërkime mbi tulin e papërpunuar të kallamit të sheqerit dhe se cilat organizma e përdorin atë siç është dhe e kanë përdorur këtë informacion për të zhvilluar mikroorganizma me dobi që mund ta bëjnë këtë tul më nutritive. “Çfarë ne duam të bëjmë është ti shtojmë mikroorganizmat ose suplementet e enzimave tek tuli i kallamit të sheqerit që të fillojnë të rriten më shpejt, gjë që i bën kafshët më produktive dhe më fitimprurëse për fermerët,” ka thënë Dr.Robert  Speight, kryeshkencëtari i këtij projekti. “Të gjithë duan të marrin sa më shumë të ardhura si një biznes kështu që çdo mundësi për të nxjerrë diçka nga mbetjet – si një kosto ose një produkt me vlerë të ulët – nësë kjo mund të shndërrohet në diçka me vlerë të lartë falë një procesi – kjo do të thotë më shumë të ardhura për biznesin.”

Eksperimentet me ushqim të bazuar në tulin e kallamit të sheqerit për kafshët janë objektivi i ardhshëm.

Për më shumë informacion: http://www.abc.net.au/news/2018-07-28/bagasse-can-be-used-as-animal-feed-for-livestock-and-energy/10034466 

Print

News

Archive of all EEA's news releases.

Top Environment News -- ScienceDaily

Top stories featured on ScienceDaily's Plants & Animals, Earth & Climate, and Fossils & Ruins sections.
Feed not found.

Reuters: Environment

Reuters.com is your source for breaking news, business, financial and investing news, including personal finance and stocks. Reuters is the leading global provider of news, financial information and technology solutions to the world's media, financial institutions, businesses and individuals.

BBC News - Science & Environment

BBC News - Science & Environment

Environment | The Guardian

Latest Environment news, comment and analysis from the Guardian, the world's leading liberal voice

Environmental News Network

Environmental News Network