Zvogëlohet ndjeshëm numri i pinguinëve mbretër

Shkencëtarët kanë bërë të ditur se në 30 vitet e fundit është zvogëluar në masë të madhe popullsia e pinguinëve mbretër. Sipas një studimi të publikuar në revistën “Antarctic Science”, popullsia e kolonisë më të madhe të pinguinëve mbretër që jetojnë në ishullin francez Cochons në jug të Oqeanit Indian, është zvogëluar me 88% nga vitet 80-të. Gjatë vrojtimeve nga ajri dhe përmes satelitëve në ishull në periudhën mes viteve 2015-2017, është vërejtur prania e 60 mijë çifteve të pinguinëve, ndërkohë që nga vrojtimet e ngjashme në vitet e 80-të ishin rastisur rreth 500 mijë çifte pinguinësh.

Studiuesit kanë thënë se janë të panjohura shkaqet që kanë çuar në rënien e madhe të popullsisë.

Pinguini mbret, i cili është lloji më trupmadh pas pinguinit perandor, jeton në ishujt me temperatura më të moderuara në veri të Antarktidës.

Studimet e bëra në lidhje me llojet e shpendëve në rajon kanë treguar se popullata e shpendëve është zvogëluar si pasojë e ndryshimeve klimatike.

Print

News

Archive of all EEA's news releases.

Top Environment News -- ScienceDaily

Top stories featured on ScienceDaily's Plants & Animals, Earth & Climate, and Fossils & Ruins sections.
Feed not found.

Reuters: Environment

Reuters.com is your source for breaking news, business, financial and investing news, including personal finance and stocks. Reuters is the leading global provider of news, financial information and technology solutions to the world's media, financial institutions, businesses and individuals.

BBC News - Science & Environment

BBC News - Science & Environment

Environment | The Guardian

Latest Environment news, comment and analysis from the Guardian, the world's leading liberal voice

Environmental News Network

Environmental News Network