• Kreu
  • Lajme nga bota
  • Serbi, duhen marrë masa për zvogëlimin e problemeve “shkatërruese” mjedisore

Serbi, duhen marrë masa për zvogëlimin e problemeve “shkatërruese” mjedisore

Këshilli Këshillues Fiskal i Serbisë i kërkoi qeverisë që të fillojë të investojë 1.3% të PBB-së për të trajtuar problemet “shkatërruese” mjedisore, duke përfshirë këtu ndotjen e ajrit dhe mungesën akute të trajtimit të ujërave të zeza. Serbia përpunon më pak se 10% të ujërave të zeza dhe ka një problem të vazhdueshëm me landfillet e parregulluara, tha Këshilli Fiskal i emëruar nga qeveria. Dy prej qyteteve më të mëdha, Beogradi dhe Novi Sad, i derdhin ujërat e zeza direkt në lumenjtë e Danubit dhe të Savës. Këshilli tha se një rritje në financat publike i krijoi mundësinë Serbisë për të shpenzuar rreth 500 milionë euro në vit për pastrimin e mjedisit.

Serbia doli me një suficit publik në vitin 2017 dhe pret të arrijë të njëjtat rezultate edhe gjatë këtij viti, me parashikimin të rritjes ekonomike me 3.5%. Ajo e ka ulur borxhin e saj publik në 57% të PBB-së nga 75% që para dy vitesh. Aktualisht, ajo investon vetëm 0.7% të prodhimit ekonomik në çështjet mjedisore, ndërkohë që shumë vende në Europën Qendrore dhe Lindore shpenzojnë rreth 2%.

Kreu i Këshillit Fiskal, Pavle Petroviç, u tha gazetarëve në Beograd se situata shkatërruese në këtë fushë kërkon rreth 500 milionë euro në vit ose rreth 1.3% të PBB-së. “Kushtet janë tepër kritike, të paktën një e treta e popullsisë është e ekspozuar ndaj ndotjes së ajrit”, thotë ai më tej. Serbia dëshiron të anëtarësohet në BE deri në vitin 2025.

Sipas Këshillit Fiskal, masat e nevojshme që duhen për të përmbushur plotësisht Kapitullin 27, fushën e negociatave të anëtarësimit që mbulon mjedisin dhe ndryshimet klimatike, shkojnë në një vlerë rreth 12 miliardë euro. Muajin e kaluar, ministri i Mjedisit, Goran Trivan, tha se Serbia do të ketë nevojë për afate më të gjata se kolegët e saj për të përfunduar pastrimin e mjedisit dhe për të përmbushur rregulloret e caktuara nga BE-ja. Sipas ekspertëve, procesi mund të kërkojë disa dekada.

Print

News

Archive of all EEA's news releases.

Top Environment News -- ScienceDaily

Top stories featured on ScienceDaily's Plants & Animals, Earth & Climate, and Fossils & Ruins sections.
Feed not found.

Reuters: Environment

Reuters.com is your source for breaking news, business, financial and investing news, including personal finance and stocks. Reuters is the leading global provider of news, financial information and technology solutions to the world's media, financial institutions, businesses and individuals.

BBC News - Science & Environment

BBC News - Science & Environment

Environment | The Guardian

Latest Environment news, comment and analysis from the Guardian, the world's leading liberal voice

Environmental News Network

Environmental News Network