Greqi, 30 kg qese plastike në bark shkaktojnë ngordhjen e balenës
Para një pamjeje të pazakontë janë ndodhur ekspertët që kanë kryer autopsinë e një balene gjigante, të cilën e ka nxjerrë deti të ngordhur disa ditë më parë në brigjet e ishullit grek të Santorinit. Brenda barkut të saj, ata kanë gjetur 30 kg qese plastike, sasi e cila ka shkaktuar edhe vdekjen.