Fermerët premtojnë se do të rindërtojnë vreshtaritë në Kaliforni

Përgjatë Kalifornisë Veriore, ku zjarret po digjen prej mëse një jave duke u marrë jetën të paktën 36 njerëzve dhe shkatërruar rreth 6 mijë ndërtesa, banorët po analizojnë ato që kanë humbur dhe ato që u kanë mbetur. Shumë prej tyre ndihen me fat që kanë shpëtuar. Në një rast, zjarri shkatërroi një vreshtë rushi dhe punishte vere, duke lënë të paprekur karriget ku njerëzit shkojnë për të provuar verën. Pierre Birebent, prodhues vere prej 20 vitesh thotë se ndihet me fat.

Vijo leximin

Print

Ndërtohet fabrika më e madhe për prodhimin e baterive të makinave elektrike në Poloni – Hapet në vitin 2019

Ditën e djeshme, kompania LG njoftoi se do të hapë fabrikën më të madhe në Evropë të prodhimit të baterive litium-ion për makinat elektrike. Sipas Reuters, kjo fabrikë do të hapet në vitin 2019-ën në Poloni dhe do të ketë një kapacitet prodhimi prej 100,000 bateri çdo vit. Për ta krahasuar, duhet të marrim parasysh fabrikën më të madhe në botë për prodhimit e baterive në pronësi të Panasonic në Kinë e cila prodhon 200,000 bateri në vit.

Vijo leximin

Print

Gripi H5N8 përfshin Italinë, mijëra pula do asgjësohen

Epidemia e gripit të shpezëve H5N8 ka shpërthyer në fermat e pjesës qëndrore dhe veriore të vendit që nga fillimi i muajit dhe mbi 880 mijë pula,rosa dhe gjela do asgjësohen. Shpërthimi më i madh i virusit H5N8, që çoi në vrasjen e miliona zogjve ndodhi një vit më parë ne Evropën Perëndimore në një fermë të madhe të prodhimit të vezëve në provincën e Ferrara. Epidemia e fundit u konfirmua më 6 tetor dhe rreth 853,000 pula do të asgjësohen brenda 17 tetorit thanë zyrtarë të Institutit Zoologjik.

Vijo leximin

Print

Konvertimi i mbetjeve në energji elektrike – Brenda 12 orëve pastrimi i plotë nga enzimat

Mbretëria e Bashkuar së shpejti mund të ketë dritë nga energjia që vjen nga mbetjet. Një kompani energjetike daneze po punon në makinat e reja të cilat ndajnë plehrat shtëpiake nga riciklimi, ndërkohë që shkatërrojnë materialet organike si ushqim për të krijuar energji nga biogazi i prodhuar nga ky proces. Dong Energy A/S që drejton qindra turbina me erë në Detin e Veriut thotë se termocentrali i saj 30 kilometra jashtë Mançesterit është një nga të parët që përdor enzimat në një rrymë të tërë mbetjesh dhe pastaj e kombinon atë me teknologjinë e klasifikimit të riciklimit.

Vijo leximin

Print

Rritja e konsumit dhe kushtet klimatike, sa gjasa ka që kafeja të kthehet në luks?

Vjeshta është gjithmonë një kohë e mirë për të krijuar zakone të reja dhe rrjetet e kafesë e dinë këtë. Shumë nga këto zinxhirë kafeje përdorën Ditën Ndërkombëtare të Kafesë, si arsye për ta ofruar kafen e tyre me zbritje ose dhe falas. Mirëpo kërkesa për kafe në mbarë botën po zhvendoset. Europa përbën ende një të tretën e kafesë të konsumuar në mbarë botën, por këto 5 vitet e fundit Kina ka dyfishuar konsumin e saj. Për sa i përket Kanadasë, numrat mbeten të fuqishëm pasi më shumë se 90 për qind e kanadezëve të rritur pinë kafe.

Vijo leximin

Print

News

Archive of all EEA's news releases.

Top Environment News -- ScienceDaily

Top stories featured on ScienceDaily's Plants & Animals, Earth & Climate, and Fossils & Ruins sections.
Feed not found.

Reuters: Environment

Reuters.com is your source for breaking news, business, financial and investing news, including personal finance and stocks. Reuters is the leading global provider of news, financial information and technology solutions to the world's media, financial institutions, businesses and individuals.

BBC News - Science & Environment

BBC News - Science & Environment

Environment | The Guardian

Latest Environment news, comment and analysis from the Guardian, the world's leading liberal voice

Environmental News Network

Environmental News Network