Del në sipërfaqe qyteti që u fundos 30 vite më parë

Fenomeni El Nino njihet për krijimin e kushteve ekstreme të motit deri në ato shkatërruese, por në një rajon të Amerikës së Jugut, kjo dukuri ka patur një efekt ndryshe. Zyrtarët e zonës kanë publikuar një seri me foto që tregojnë se si një qytet ka ri dalë në sipërfaqe pasi u fundos 30 vite më parë, falë efekteve të nxehta të sistemit El Nino. Potosi, në shtetin perëndimor të Venezuelës, Tachira, u përmbyt duke lënë vend për ndërtimin e një moli në 1984.Vetëm një maja e godinës së një kishe mbeti e dukshme mbi sipërfaqen e ujit.

Vijo leximin

Print

Këmba e krokodilit del nga kroskoti, burri arrestohet për gjueti të paligjshme

Gjatë një ndalese të fundit të trafikut në Loxahatchee, Florida oficerët që merren me mbrojtjen e peshkut dhe kafshëve të egra, gjetën këmbën e një krokodili në krosokotin e një kamionçine. Përbindëshi prej 780 kg u gjet në Florida. Oficerët e policisë kishin ndaluar drejtuesin e mjetit për t’i bërë një kontroll rutinë, pranë zonës së mbrojtur me ligj, që ndodhet në një moçalore në veriperëndim të “Ëest Palm Beach”. Gjatë procedurës së kontrollit, ata shohin këmbën e një krokodili të vrarë, që kishte dalë nga kroskoti i kamionçinës. Përveç kësaj, në kamionçin ishin fshehur edhe pjesët tjera të trupit të krokodilit.

Vijo leximin

Print

Hapet për publikun parku i kopjes gjigante të veprës së Van Gogh-ut me shishe të ricikluara

Një kompani tajvaneze ka përdorur katër milionë shishe plastike shumëngjyrëshe për të prodhuar një kopje gjigante të pikturës së Vincent van Gogh, “The Starry Night” për të promovuar riciklimin. Instalacioni mbulon 53 hektarë të parkut “Starry Paradise” në periferi të qytetit Keelung në Tajvan dhe është hapur për publikun më herët këtë vit për të shënuar 125 vjetorin e vdekjes së piktorit të famshëm holandez. “Po mendonim të kombinonim idenë e mbrojtjes së ambientit me shishe PET (të ricikluara) dhe këtë hapësirë për të krijuar një vepër arti.

Vijo leximin

Print

Aksion i madh pastrimi për nder të “Ditës së Evropës”

Për herë të parë, disa nga aktorët përgjegjës për mjedisin, do të bashkohen për të realizuar një aksion të madh pastrimi, i cili do të rezultojë me largimin e një deponie të madhe të mbetjeve në fshatin Bardhosh të Komunës së Prishtinës. Banorët e këtij fshati prej disa vitesh kanë ‘bashkëjetuar’ me një deponi të tillë, ku shpeshherë edhe i kanë djegur mbetjet, duke shkaktuar ndotjen e ajrit. Iniciativa “Ta Pastrojmë Kosovën” u bën thirrje banorëve të fshatit Bardhosh, që t’i bashkohen këtij aksioni, duke u mobilizuar bashkë me ne për largimin e asaj deponie.

Vijo leximin

Print

Rritja e nivelit të detit ka fundosur pesë ishuj në Paqësor

Rritja e nivelit të detit dhe erozioni kanë shkaktuar dëme kolosale në ishujt e Oqeanit Paqësor, kanë thënë hulumtuesit. Sipas medias Britanike, “The Conversation”, janë 5 ishuj që po shkojnë drejt fundosjes. Një tjetër ishuj është shkatërruar pjesërisht nga erozioni dhe kjo dukuri tashmë është duke shkaktuar zhvendosjen e njerëzve, duke i detyruar komunitetet e tyre të lëvizin. Hulumtuesit, janë shprehur se studimi i tyre ka tashmë prova shkencore se toka është duke humbur në det. Ishujt e humbur shkonin në madhësi nga një deri në pesë hektarë dhe kishin bimësi të dendur tropikale 300 vjeçare.

Vijo leximin

Print

News

Archive of all EEA's news releases.

Top Environment News -- ScienceDaily

Top stories featured on ScienceDaily's Plants & Animals, Earth & Climate, and Fossils & Ruins sections.
Feed not found.

Reuters: Environment

Reuters.com is your source for breaking news, business, financial and investing news, including personal finance and stocks. Reuters is the leading global provider of news, financial information and technology solutions to the world's media, financial institutions, businesses and individuals.

BBC News - Science & Environment

BBC News - Science & Environment

Environment | The Guardian

Latest Environment news, comment and analysis from the Guardian, the world's leading liberal voice

Environmental News Network

Environmental News Network
Feed not found.