Media zvicerane promovon Kosovën me pamje spektakolare

Në momentin kur shumë media të huaja shkruajnë për protestat e dhunshme që kanë kapluar Kosovën, njëra ndër mediat më të lexuara zvicerane, 20min.ch, ka bërë një shkrim promovues të natyrës së bukur të vendit tonë. “Ata llogariten si ambasadorët e atdheut të tyre. Me kamera të teknologjisë së lartë kanë udhëtuar në vendet më të bukura të Kosovës, duke dokumentuar përshtypjet e tyre në Instagram. Ata luftojnë kundër imazhit të keq të shtetit të tyre”, shkruan 20min.ch. Bëhet fjalë për Arianin, Taulantin, Leorentin, Adin dhe Kushtrimin nga Supercampers që pesë vjet udhëtojnë nëpër Kosovë, kryesisht në perëndim, te malet e Rugovës.

Vijo leximin

Print

Tornadot godasin SHBA-në, gjendje emergjence

Shtetet qendrore të SHBA-së si Ilinois, Indiana dhe Kentaki janë goditur nga tornado të fuqishme, të cilat kanë shkaktuar të paktën gjashtë viktima, dhjetëra të lënduar dhe dëme të konsiderueshme materiale. Stuhitë kanë sjellë erëra me shpejtësi mbi 110 kilometra në orë, ndërsa në 10 shtete të ndryshme amerikane është vendosur gjendja e emergjencës. Sipas ekspertëve, nëntori është një ndër muajt më të qetë sa i përket tornadove dhe një mot i tillë është i pazakontë. Inxhinierët bërthamorë në Japoni kanë nisur punën për zhvendosjen e shufrave të uraniumit dhe plutonit nga centrali i Fukushimës.

Vijo leximin

Print

Liban, ‘gjarpri’ i plehrave pushton Bejrutin

Një gjarpër i pabesueshëm me plehra, ka ‘pushtuar’ prej muajsh Bejrutin. Emergjenca për kryeqytetin libanez ka filluar që në gushtin e kaluar. Qyteti është zhytur nga mbetjet për shkak të mosfunksionimit të sistemit të mbledhjes së tyre. Në kryeqytet ka lindur një lëvizje me sloganin ‘Tala’at Rihatkum’ ‘ju qelbeni’, duke manifestuar pikërisht zemërimin e qytetarëve në lidhje me qeverinë.

Print

Kafsha e parë në Tokë erdhi nga deti

Kafsha e parë në Tokë ishte ndoshta një sfungjer deti, kështu janë shprehur shkencëtarët amerikanë. Sipas hulumtuesve, kur ndodhi shpërthimi i Uellsit, një periudhë evolucionare që filloi rreth 540 milion vjet më parë, gjatë së cilës u shfaqën një numër i madh i kafshëve të reja, mendohet që e para të ketë qenë jetë një sfungjer deti. Ekipi bëri zbulimin duke analizuar fosile molekulare, një sasi prej molekulave të gjetura në shkëmbinjtë e lashtë që mbijetojnë edhe sot e kësaj dite. Një molekulë e rrallë është gjetur në shkëmbinj që janë gati 640 milion vjet e vjetër, dhe ka treguar pikërisht këtë fakt.

Vijo leximin

Print

Sipas ekspertëve, kështu merr fund universi

Teoria e Big Bengut pohon se universi, dhe koha, kishin një fillim, por fizikanët janë të ndarë sa i përket asaj se kur do të përfundojë universi, dhe për më tepër, si. Teoritë variojnë nga prishja e materies së zezë e deri tek kthimi në procesin e Big Bengut, dhe në një artikull shkencor, astrofizikani Thomas Kitching ka shpjeguar se si mund të ndodh kjo. Ai detajoi gjithashtu atë se pse koha ecë gjithmonë përpara dhe çfarë do të thotë zgjerimi i universit për njerëzimin, transmeton Gazeta Express. Imagjinoni sikur koha të kthehej prapa.

Vijo leximin

Print

News

Archive of all EEA's news releases.

Top Environment News -- ScienceDaily

Top stories featured on ScienceDaily's Plants & Animals, Earth & Climate, and Fossils & Ruins sections.
Feed not found.

Reuters: Environment

Reuters.com is your source for breaking news, business, financial and investing news, including personal finance and stocks. Reuters is the leading global provider of news, financial information and technology solutions to the world's media, financial institutions, businesses and individuals.

BBC News - Science & Environment

BBC News - Science & Environment

Environment | The Guardian

Latest Environment news, comment and analysis from the Guardian, the world's leading liberal voice

Environmental News Network

Environmental News Network
Feed not found.