Vrasësit e fshehtë në shtëpinë tuaj

Jetët tona po vihen në rrezik nga ajri i ndotur brenda shtëpisë tonë, që shkaktohet nga çdo gjë, duke filluar nga freskuesit e ajrit, e deri tek qirinjtë aromatik. Ky paralajmërim vjen nga një studim i kryer nga ‘Royal College of Physicians dhe Royal College of Paediatrics dhe Child Health”. Rreziku nga ajri i ndotur në rrugë për shkak të veturave të shumta, veçse është i ditur nga të gjithë, mirëpo shumë njerëz janë injorant nga rreziqet e ajrit të ndotur brenda shtëpisë. Një raport nga ‘Every Breath We Take’, paralajmëron që 40,000 vdekje në vit në Britani të Madhe, mund të lidhen me efektet e ajrit të ndotur brenda dhe jashtë shtëpisë onë.

Vijo leximin

Print

‘Firefall’, fenomeni që magjeps

Quhet “Firefall” (rënia e zjarrit apo ujvara e zjarrit)”, fenomeni qe ka tërhequr me qindra fotografë dhe vizitorë në parkun kombëtarë Yosmite në Kaliforni dhe të jep përshtypjen se uji shndërrohet në llavë, duke shpërthyer nga një vullkan krijohet në bazë të intensitetit dhe këndit të rrezeve të diellit që bie mbi ujë. Ky fenomen krijohet vetëm në muajin shkurt kur këndi i diellit është afër perëndimit dhe rrezet e diellit i japin ujit ngjyrën e kuqe dhe të portokalltë, që të jep përshtypjen se zjarri po bie poshtë shkëmbinjve.

Print

Një asteroid ka goditur Tokën në fillim të muajit shkurt

A e dini se një asteroid ka goditur Tokën në fillim të këtij muaj? NASA ka njoftuar se një asteroid, jo i përmasave të mëdha, është rrëzuar në oqeanin Atlantik në 6 shkurt, ora 14:00, me orën lokale. Sipas NASA-s vendi ku ka rënë asteroidi është 1 mijë kilometra nga brigjet e Brazilit. Energjia që ai kishte kur u nis drejt orbitës së Tokës ishte e njëjtë me atë të bombës atomike që u hodh në Hiroshima në vitin 1945. Megjithatë gjatë rrugës fuqia e tij ra. Ky është asteroidi i dytë, i këtyre përmasave që godet Tokën, që pas atij që shpërtheu mbi Chelyabinsk, në Rusi, duke lënë më shumë se 1,600 njerëz të plagosur.

Vijo leximin

Print

Indi, rikthehet uji në kryeqytet

Furnizimi me ujë është rikthyer pjesërisht në kryeqytetin indian Delhi, ku 10 milionë njerëz u prekën nga kjo mungesë pasi protestues të zemëruar sabotuan një tubacion. U desh ndërhyrja e ushtrisë që të rimerrej kontrolli i ujësjellësit Munak, pasi protestuesit e komunitetit jak, të zemëruar për shkak të kuotave për punë, morën kontrollin e ujit në kuadër të disa ditëve me protesta të dhunshme. Pavarësisht se uji po kthehet në Delhi, zyrtarë të qeverisë thanë se kriza nuk ka mbaruar dhe se qytetarët duhet të tregohen të matur në përdorimin e ujit. Megjithatë, shkollat që ishin mbyllur për shkak të mungesës së ujit, tani kanë nisur të hapen.

Vijo leximin

Print

Energjia diellore në Mesdhe

Mesdheu është njohur gjithmonë për motin me diell, por në këtë rajon centralet me energji diellore kanë qenë operacione të shkallës së vogël. Tashmë, falë teknologjisë së re dy vende bregdetare, Maroku dhe Izraeli po përqafojnë energjinë diellore në shkallë të gjerë. Ekipet e ndërtimit në shkretëtirën Negev të Izraelit po vendosin pasqyra të mëdha që do të mbulojnë një sipërfaqe prej 1 milion metrash katrorë, për ta reflektuar dritën e diellit në një kullë të lartë: “Këtu shihni ndërtimin e një centrali të madh me energji diellore që do të përmbajë 50 mijë pasqyra, të cilat do të reflektojnë diellin,” thotë një Noam Nizami i kompanisë Megalim.

Vijo leximin

Print

News

Archive of all EEA's news releases.

Top Environment News -- ScienceDaily

Top stories featured on ScienceDaily's Plants & Animals, Earth & Climate, and Fossils & Ruins sections.
Feed not found.

Reuters: Environment

Reuters.com is your source for breaking news, business, financial and investing news, including personal finance and stocks. Reuters is the leading global provider of news, financial information and technology solutions to the world's media, financial institutions, businesses and individuals.

BBC News - Science & Environment

BBC News - Science & Environment

Environment | The Guardian

Latest Environment news, comment and analysis from the Guardian, the world's leading liberal voice

Environmental News Network

Environmental News Network