Kur ceremonia e ndarjes së çmimeve OSCAR nuk i shpëton ndryshimeve klimatike

Në edicionin e 88-të të shpërndarjes së çmimeve Oskar që u mbajt mesnatën e së dielës në Los Angeles, Leonardo Di Caprio ka marrë çmimin Oscar si aktori më i mirë. Pas falenderimeve për kolegët dhe mbështetësit Di Caprio tha se filmi The Revenant bën fjalë për lidhjen e njeriut me botën natyrore. Një botë ku ne të gjithë ndjemë vitin e kaluar si vitin më të nxehtë në histori. “Produksioni jonë duhej të levizte në jug të planetit për te gjetur pak borë. Ndryshimet klimatike janë të vërteta dhe janë duke ndodhur tani. Është kërcënimi më urgjent me të cilin ballafaqohet çdo ditë çdo specie.

Vijo leximin

Print

TAP, respekti ndaj mjedisit, model që duhet të ndiqet edhe në Greqi

Modeli i ndjekur në Shqipëri nga Trans Adriatic Pipeline në lidhje me respektin ndaj mjedisit, kulturës dhe shoqërisë duhet të ndiqet edhe nga Greqia. Kështu raporton stacioni grek radiofonik Lehovo. Sipas saj, që nga qershori 2015 në fazën përgatitore për ndërtimin TAP ka treguar angazhimin e tij serioz për të respektuar traditën, trashëgiminë kulturore dhe mjedisin. Shembulli më i mirë është zona e Vithkuqit në rajonin e Korçës , i njohur për atraksionet turistike. Këto kredenciale, si dhe metodat e aplikuara për ndërtimin e gazsjellësit tregojnë angazhimin e konsorciumit ndaj të tre vendeve (Greqi, Shqipëri, Itali).

Vijo leximin

Print

Bill Gates: Brenda 15 viteve bota do të zbulojë një “mrekulli energjitike"

Në publikimin e tyre më të fundit, Bill dhe Melinda Gates argumentojne se botës i nevojitet një “mrekulli energjitike” dhe shprehen me siguri se ky zbulim do të arrijë brenda këtyre 15 viteve. Bill Gates citon vlerësimet e shkencëtarëve të cilët thonë që për të shmangur efektet më të këqija të ndryshimeve klimatike duhet që vendet me te mëdha të ulin shkarkimet e gazeve serrë me 80% deri në 2050 dhe vendet e tjera duhet të ndalojnë këto shkarkime deri në 2100. Por sigurisht që kjo nuk do të jetë e mundur nëse ne vazhdojmë të ndjekim këtë trajektore politikash.

Vijo leximin

Print

Kosova me strategji të vjetër të energjisë

Janë bërë shtatë vjet qëkur Qeveria e ka hartuar Strategjinë e Energjisë, e cila nuk është azhurnuar në vitin 2013, siç ishte parashikuar. Vizioni aktual i Qeverisë së Kosovës për energjetikën dallon nga vizioni i betonuar tani prej shtatë viteve në Strategjia e Energjisë 2009-2018. Në atë kohë Qeveria synonte që “Kosovën e Re” ta ndërtonte me kapacitet të instaluar prej 1000 megavatesh me mundësi që në fazën e dytë të ndërtohen edhe 1000 të tjera. Në kuadër të projektit është parashikuar edhe hapja e mihjes së re dhe rivitalizimi i “Kosovës B”. “Kosova A” është parashikuar të mbyllet në vitin 2017, shkruan sot Koha Ditore.

Vijo leximin

Print

Pamje spektakolare, shpërthen vullkani Tungurahua

Kjo foto spektakolare është shkrepur gjatë momentit të shpërthimit të vullkanit Tungurahua. Koni vullkanik ka rinisur erozionin e tij pak ditë më parë në Ekuador dhe fotot e tij spektakolare janë shkrepur edhe nga hapsira nga satelitët e NASA-s.

Print

News

Archive of all EEA's news releases.

Top Environment News -- ScienceDaily

Top stories featured on ScienceDaily's Plants & Animals, Earth & Climate, and Fossils & Ruins sections.
Feed not found.

Reuters: Environment

Reuters.com is your source for breaking news, business, financial and investing news, including personal finance and stocks. Reuters is the leading global provider of news, financial information and technology solutions to the world's media, financial institutions, businesses and individuals.

BBC News - Science & Environment

BBC News - Science & Environment

Environment | The Guardian

Latest Environment news, comment and analysis from the Guardian, the world's leading liberal voice

Environmental News Network

Environmental News Network
Feed not found.