Mbahet në Tiranë, forumi për planin kombëtar të menaxhimit të mbetjeve

Më datë 26 Prill 2017, Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri në bashkëpunim me Institutin e Kërkimeve Urbane (IKU), organizuan në Tiranë forumin kombëtar në kuadër të përfundimit të projektit “Vlerësimi i Mangësive në Zbatimin e Strategjisë dhe Planit Kombëtare të Menaxhimit të Mbetjeve” në kuadër të projektit “Achieve”, financur në kuadër të fondeve IPA për shoqërinë civile të Bashkimit Evropian. IKU me mbështetjen e REC Shqipëri ka përfunduar dokumentin mbi vlerësimin e legjislacionit Shqiptar duke e krahasuar atë me legjislacionin Evropian në fushën e menaxhimit të mbetjeve të ngurta urbane si dhe identifikimin e nivelit të zbatueshmerisë së këtij legjislacioni.

Vijo leximin

Print

Durrës: 22 Prilli, fushatë pastrimi në zonën e ish-Kënetës

Në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, Qendra për Zhvillim Komunitar "Sot për të Ardhmen", në bashkëpunim me shkollën "E Re" ndërmorrën një fushatë pastrimi në zonën e ish-Kënetës me angazhimin e të rinjve, fëmijëve, mësuesve dhe anëtarëve të komunitetit. Kujdesi dhe dashuria për mjedisin fillon nëse e kultivojmë atë në moshë të hershme. Të rinjtë dhe fëmijët kanë punuar gjatë këtij muaji për prodhimin e posterave dhe materialeve të ndërgjegjësimit, të cilat u shpërndanë në komunitet gjatë aktivitetit. Ata pastruan mjedisin rreth shkollës dhe disa hapësira në komunitet.

Vijo leximin

Print

Dita e Tokës, Ministri Koka finalizon Nismën Mbarëkombëtare për Pastrimin e Mjedisit

Dita Ndërkombëtare e Tokës e gjen Shqipërinë me finalizimin e Nismës Mbarëkombëtare të Pastrimit të Vendit nga Mbetjet të lançuar nga Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, më 5 mars 2017. Në kuadër të kësaj dite të rëndësishme mjedisore dhe të Nismës Mbarëkombëtare të Pastrimit, Ministri Koka apeloi më 22 Prill për më shumë ndëgjegjësim kundrejt mjedisit. “Sot është Dita Ndërkombëtare e Tokës kur njerëzit në të gjithë botën pavarësisht besimit dhe kombësisë kontribuojnë për një mjedis më të pastër më të shëndetshëm dhe sigurisht duke patur në konsideratë se një ambient i ndotur ndikon ndjeshëm tek thatësira, ashtu siç ndikon ndjeshëm tek reshjet e dendura dhe tek erozioni.

Vijo leximin

Print

Dita e Tokës, aksion pastrimi në Shkodër

Në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, Korporata Elektroenergjitike Shqiptare në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore Rajonale të Shkodrës, kanë ndërmarrë një aksion masiv në pastrimin e disa zonave turistike si Ura e Mesit, Kalaja, Ura e Bunës dhe Velipojë. Në këtë nismë vullnetare e ideuar nga KESH me mbështetjen e shkollave të qytetit morën pjesë rreth 150 përsona. Pastrimi ka nisur tek zona muzeale pranë Urës së Mesit, ku janë hequr me dhjetra thasë me mbeturina. Përfaqësuesja e Drejtorisë së Arsimit, Eliona Aliaj shprehet se kjo nismë kërkon të ndërgjegjësojë komunitetin, që të tilla aktivitete të zhvillohen sa më shpesh për një mjedis sa më të pastër.

Vijo leximin

Print

Horizont EU bashkohet në nismën kombëtare për pastrimin e vendit; Fëmijët, partnerë kyç në ndërgjegjësimin mjedisor

Horizont EU i është bashkuar nismës kombëtare për pastrimin e vendit nga mbetjet, e shpallur nga Ministri Mjedisit, e cila do të finalizohet në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, më 22 prill 2017. Në kuadër të kësaj nisme kombëtare, për të pastruar territorin nga mbetjet, Horizont EU sëbashku me radio Lushnjen në partneritet me Zyrën Arsimore e pushtetin vendor në bashkitë Lushnje dhe Divjakë, ndërmori një fushate edukimi dhe ndërgjegjësimi mbi rëndësinë e mbajtjes pastër të mjedisit nga nxënësit e shkollave 9-vjeçare. 13,800 nxënës në 46 shkolla u bënë pjesë e përfitimit të fazës së parë dhe njëherazi u orientuan mbi përfitimin e secilit nxënës nga një mjedis i pastër dhe i shëndetshëm.

Vijo leximin

Print