• Kreu
  • Mbetjet
  • Mbetjet farmaceutike gjenden në brigjet e Ishmit, Bovillës e Tërkuzës

Mbetjet farmaceutike gjenden në brigjet e Ishmit, Bovillës e Tërkuzës

Mbetjet farmaceutike gjenden në brigjet e lumenjve. Në një vëzhgim të bërë nga Report Tv përgjatë lumit të Tërkuzës, të Ishmit dhe Liqenit të Bovillës, vihet re prania e këtyre mbetjeve farmaceutike. Ilaçe, shiringa, serume janë disa prej mbetjeve që hidhen në vendshkarkimin e mbetjeve në Zall Herr e më pas përfundojnë në rrjedhën e lumit Tërkuzë, duke u përhapur në të gjithë zonën. Kjo ka sjellë ndotjen e ujit lumenjve dhe të tokave bujqësore rrotull që përdorin ujin e lumit për vaditje.

Artan Manushaqe, ekspert ligjor për mjedisin, shprehet se edhe pse ka kompani të licencuara për mbledhjen dhe asgjësimin e tyre, të përcaktuar në ligj, këto mbetje të rrezikshme vazhdojnë të mos menaxhohen siç duhet. Sipas ekspertit ligjor këto mbetje klasifikohen si të rrezikshme pasi niveli i ndotjes që vjen prej tyre është i lartë. Po cilat janë pasojat që sjellin këto mbetje të hedhura? Në një raport të Qendrës EDEN në vitin 2016 rreth mbetjeve farmaceutike, 60% e farmacive të përfshira në studim nuk kishin në kontratë një subjekt trajtues. Aktualisht në Tiranë ushtrojnë aktivitet 730 farmaci të licensuara të shpërndara në 11 njësi administrative.

Print