• Kreu
  • Mbetjet
  • Korçë, drejt përfundimit punimet në vend-depozitimin e mbetjeve në Maliq

Korçë, drejt përfundimit punimet në vend-depozitimin e mbetjeve në Maliq

Vazhdojnë me ritme të larta punimet në vend-depozitimin sanitar të mbetjeve në Maliq, ndërsa deri tani është realizuar 80% e punimeve. Kanë përfunduar elementët kryesorë të vend-depozitimit, si qeliza e parë e depozitimit me sipërfaqe 4 ha me të gjitha shtresat e saj izoluese dhe drenazhuese. Po ashtu është realizuar sistemi i plotë i trajtimit të ujërave të kullimit, përfshi instalimin e impiantit të filtrimit Reverse Osmosis; peshorja; godina e administratës dhe ambientet e tjera ndihmëse; asfaltimi dhe ndriçimi i rrugës hyrëse; lidhja me rrjetet furnizuese të energjisë dhe ujit të pijshëm; rrethimi, etj.

Parashikohet që vend-depozitimi të jetë gati për të pritur sasitë e para të mbetjeve në muajin qershor 2017.

Print