• Kreu
  • Mbetjet
  • Skandali, vija liqenore në Pogradec e pushtuar nga mbetjet

Skandali, vija liqenore në Pogradec e pushtuar nga mbetjet

Kamera e emisionit BOOM ka udhëtuar në fshatin turistik të Tushemishtit në Pogradec, fshat i cili identifikohet me “teto Ollgën”, në filmin e njohur dhe të dashur shqiptar “Zonja nga Qyteti” Qendra e këtij fshati mban emrin e personazhit të teto Ollgës, por buza liqenore në këtë fshat nuk është ashtu siç duhet të jetë për të nderuar emrin e aktores Violeta Manushi. Liqeni i Ohrit në këtë zonë është në një gjendje katastrofike në prag të këtij sezoni turistik. Në këtë fshat kalon një lumë, i cili është totalisht i ndotur dhe mbetjet e tij derdhen në liqenin e Pogradecit.

Rastësi apo jo, kur kamera e BOOM po xhironte këto pamje të buzë liqenit të Ohrit, një grup i pastrimit të Njësisë Administrative Buçimas filluan punën në terren.

Kryetari i Njësisë Administrative Buçimas, i kontaktuar nga emisioni BOOM tha se fondi për këtë njësi është shumë i ulët dhe nuk ka asnjë firmë që merr përsipër pastrimin. Ai tha se pastrimi bëhet nga 5 punëtorë që ka njësia administrative.

Edhe Inspektoritati i Mjedisit në bashkinë e Pogradecit tha se ata nuk kanë një fond të posaçëm për të bërë pastrimin.

Për këtë shqetësim, emisioni BOOM iu drejtuar me një shkresë zyrtare ministrisë së Truzmit, e cila u shprehe se në faqen e saj zyrtare ka një mundësi partneriteti mes bashkive apo shoqatave mejedisore. Këto mund të aplikojnë për fonde në lidhje me pastrimin e zonave turistike.

Gazetarja: Në kuadër të kësaj reformës territoriale, ju aktualisht keni shërbime komunale, keni makina pastrimi, punonjës, i keni këtu apo i ka bashkia?

Administratori i Njësisë Administrative Buçimas: Unë pastrimin e kam vetë, nuk e ka marrë asnjë kompani përsipër që ta bëjë pastrimin e komunës me këtë lloj përllogaritje që kanë bërë inxhinierat e bashkisë. Nuk u del hesapi, me përllogaritjet e Njësisë Administrative Buçimas prej 25 mijë banorë nuk e merr përsipër asnjë firmë për të hyrë në tendera.

Gazetarja: Është llogaritur një fond i ulët po thoni ju?

Administratori i Njësisë Administrative Buçimas: Po fond i ulët dhe pastrimin unë e bej vetë, kam 5 punëtorë pastrimi që merren vetëm me pastrimin e mbetjeve nëpër fshatra dy herë në javë, kurse Tushemishti fshati turistik e ka çdo ditë.

Gazetarja: E kuptoj. Tani 5 punonjës janë të gjithë edhe për Tushemishtin edhe për fshatrat e tjera?

Administratori i Njësisë Administrative Buçimas: Janë 7 fshatra, rreth 25 mijë banorë.

Intervista me Inspektorin e Mjedisit në Bashkinë Pogradec

Landi Fejzollari, Inspektor mjedisi, Bashkia Pogradec: Ndotja e bregut të liqenit sipas atyre që ju patë vjen edhe nga lumenjtë, nga banorë që jetojnë pranë këtyre lumenjëve dhe hedhin mbeturina, të cilat pikën e fundit e kanë në bregun e liqenit. Së shpejti ne do të nisim një aksion dhe një plan masash për të trokitur derë më derë, ose për të bërë disa fletëpalosje të cilat do t’ia shpërndajmë familjarëve dhe do mundohemi t’i detyrojmë në mënyrë edukative që këto mbetje mos i hedhin në lumenj, por ti hedhin në qese dhe më pas është mjeti i Njësisë Administrative Buçimas i cili i mbledh ato dy herë në javë.

Gazetarja: Me çfarë mjetesh po e realizoni dhe me çfarë burimesh njerëzore?

Landi Fejzollari, Inspektor mjedisi, Bashkia Pogradec: Me financimet e bashkisë, buxhetin e bashkisë Pogradec. Kemi një eskavator i cili është dhënë nga ministira e Mjedisit dhënë bashkisë Pogradec dhe punon cdo ditë nga e hëna në të premte. Këta punonjës janë të njësisë administrative Buçimas, sepse janë të ndarë. Këta janë të shpërndarë si në bregun e liqenit dhe në vende të tjera ku ka nevojë komuniteti.

Gazetarja: Dukej paksa e pamundur që gjithë vija liqenore me ato mbetje që ishin shumë jo vetëm jashtë, por edhe brenda ujit të pastrohen nga individë me thashë në dorë, dukej paksa situatë….

Landi Fejzollari, Inspektor mjedisi, Bashkia Pogradec: Unë besoj se shumë shpejt do ta rregullojmë me mjetet tona, më të organizuar. I bëj thirrje të gjtihë banorëve që jetojnë pranë lumenjve mos hedhin plehrat, të mbrojmë lumenjtë dhe liqenin tonë. Liqeni ka një ndotje të paparë, por jo sepse nuk punojmë ne, por nuk e përballojmë dot.

Print