• Kreu
  • Mbetjet
  • Marrëveshjet tregtare me Gjermaninë – Rreth 3 milionë euro investime për menaxhimin e mbetjeve

Marrëveshjet tregtare me Gjermaninë – Rreth 3 milionë euro investime për menaxhimin e mbetjeve

Takimet e zyrtarëve të qeverisë shqiptare dhe asaj gjermane në verën e vitit të kaluar duket se janë konkretizuar me lidhjen e disa marrëveshjeve bashkëpunimi. Nisma e fundit e qeverisë e votuar në Komisionin e Ligjeve ishte votimi i projektligjit për “Menaxhimin e integruar të mbetjeve të ngurta dhe ekonomia ricikluese në respekt të mjedisit”. Zëvendësministri i Mjedisit, Kledi Xhaxhiu, tha se qëllimi i projektit është të përmirësojë sistemin e menaxhimit të mbetjeve të ngurta. “Qeveria gjermane akordon një shumë prej 3 milionë eurosh si kontribut gjerman, i cili do të vihet në zbatim për projektin e ‘manaxhimit të integruar të mbetjeve të ngurta dhe ekonomia ricikluese në respekt të mjedisit’.

Objektivi i përgjithshëm i projektit është të përmirësojë sistemin e menaxhimit të mbetjeve të ngurta, kryesisht duke patur në konsideratë aspektet klimatike. Pritet të zhvillohet në nivel kombëtar, ku përfshihen tre ministri, në nivel lokal tre bashki: Himara, Peqini dhe Rrogozhina“, tha Xhaxhiu.

Një tjetër marrëveshje e votuar në Komisionin e Ligjeve mes Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë ishte projekti për “Ruajtjen e agrobiodiversitetit në Shqipërinë rurale”.

Qeveria gjermane vë në shërbim të këtij projekti një shumë prej 500 mijë eurosh.

Print