• Kreu
  • Mbetjet
  • Sezoni turistik, ministri Koka: Ti bashkohemi nismës për pastrimin e vendit nga mbetjet

Sezoni turistik, ministri Koka: Ti bashkohemi nismës për pastrimin e vendit nga mbetjet

Prej gati një muaj, Ministria e Mjedisit ka ndërmarrë një nismë në të gjithë vendit për pastrimin e mbetjeve. Nismës i janë bashkuar qytetet si: Tirana, Gjirokastra, Vlora, Dibra, Elbasani, Fieri dhe Lezha. Ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka falenderuar të gjithë qytetarët që kanë kontribuar vullnetarisht në pastrimin e mjedisit, kryesisht të rinjtë për të cilët ai thotë se e ardhmja e mjedisit dhe natyrës shqiptare do të jetë shumë më e mirë falë tyre. Gjithashtu, Koka ka falenderuar përfaqësues të organizatave të ndryshme, bizneset dhe pushtetin vendor dhe Agjencitë Rajonale të Zonave të Mbrojtura që kanë dhënë kontributin e tyre për një territor të pastër në prag të sezonit turistik.

Sipas ministrit, nisma synon të sensibilizojë qytetarët për të pasur një Shqipëri më të pastër çdo ditë dhe inkurajon të tjera aktivitete në kuadër të kësaj nisme deri në datën 22 prill, që është Dita Ndërkombëtare e Tokës.

Print