• Kreu
  • Mbetjet
  • Pukë: Dëgjesë publike për planin e menaxhimit të mbetjeve

Pukë: Dëgjesë publike për planin e menaxhimit të mbetjeve

Bashkia Pukë në kuadër të hartimit të planit të menaxhimit të mbetjeve të ngurta urbane, pas disa seancave konsultative, realizoi dëgjesen publike të këtij plani me pjesmarrjen e OJF-ve të ndryshme, komunitetit, bizneseve etj. Plani i menaxhimit të mbetjeve është mbështetur teknikisht dhe financiarisht nga Programi për Zhvillim dhe Decentralizim, DLDP. Pas kësaj dëgjese, planit i hapet rruga për kalimin dhe miratimin në këshillin bashkiak Pukë. Tashmë mbetet detyrë e bashkisë Pukë për zbatimin e këtij plani, i cili mundëson një mirëmenaxhim të mbetjeve urbane në të gjithë territorin e bashkisë.

Njëkohësisht bashkia Pukë në zbatim të këtij plani ka filluar ralizimimin e Projektit për reabilitimin e fushës së depozitimit të mbetjeve në Fushë Qarri, ndërsa brenda këtij viti fillon ndarjen e mbetjeve me skema pilot.

Print