• Kreu
  • Mbetjet
  • Qindra tonë mbetje digjen pranë lumit Tërkuzë

Qindra tonë mbetje digjen pranë lumit Tërkuzë

Vijon masakra mjedisore pranë fshatit Kasallë dhe në zonën e Tërkuzës në Tiranë. Qindra tonë mbetje digjen çdo ditë. Report TV ishte në një prej grumbullimeve me mbetje, që hidhen nga Bashkia e Kamzës dhe më pas u vihet zjarri. Këto mbetje thonë banorët pranë lumit Tërkuz janë hedhur 4 ditë më parë dhe menjëherë më pas u vihet zjarri nga ana e punonjësve të bashkisë. Zjarri i përmasave të mëdha, por tymi ka ndotur ajrin dhe banorët nuk hapin as dritaret për shkak të erës së keqe dhe kanë frikë se mos sëmuren.

Edhe gjatë ditës makinat shkakrojnë mbetjet të ndryshme. Nga pamjet e vëna në dispozicion nga Report TV, 3 makina presin të shkarkojnë mbetjet e Bashkisë Kamëz, por sapo shikojnë kamerën ata largohen.

Makinat që kanë logon e Bashkisë Kamëz zhvendosen pak metra më tutje, por vijojnë të presin të shkarkojnë mbetjet pranë lumit Tërkuz. Ndërkohë punëtorët e bashkisë së Kamzës, ndërpresin punën menjëherë sapo shohin kamerën tonë.

Në këtë vend digjen mbetje spitalore, sende plastike, goma, qese si dhe lloje të tjera mbetjesh, duke u bërë një rrezik për mijë qytetarë të cilët jetojnë në zonë.

Report TV u interesua edhe pranë Bashkisë Kamëz për këtë problematike, por ky institucion nuk pranoi të japë një prononcim në lidhje me mbetjet që hdihen dhe digjen pas asnjë kritet pranë lumit Tërkuz.

Print