• Kreu
  • Mbetjet
  • Të rinjtë vullnetarë dalin për “gjueti mbeturinash” për një qytet më të pastër

Të rinjtë vullnetarë dalin për “gjueti mbeturinash” për një qytet më të pastër

Vullnetarët e Green Line Albania në kuadër të nismës së lançuar së fundmi "TrashHunter - Gjuetar Mbeturinash", si “Pre” të tyre kishin “Bishtat e Cigareve. Në 2 orë aksion, nga Kalaja e Tiranës deri te Sheshi Nënë Tereza, “Gjuetarët” mblodhen mbi 10.000 bishta cigaresh. Aksioni ynë i mbrëmjes së sotme përkon në edukimin dhe ndërgjegjësimin e komunitetit mbi pasojat që shkaktojnë në mjedis bishtat e cigareve, si dhe marrjen e masave nga aktorë dhe subjekte të ndryshëm në përmirësimin e gjëndjes në këtë drejtim.

Green Line Albania duke vënë re se në parqet publike kishte sasi të mëdha bishta cigaresh, i sugjeron Bashkisë së Tiranës që të vendosin masën e ndalimit të duhanit në parqet publike si edhe vendosjen e tavullave apostafat përgjatë gjithë rrugëve të qytetit. Shumë shtete europiane prej vitesh tashmë e aplikojnë këtë masë parandaluese.

Më poshtë do të gjeni disa informacione mbi “Bishtat e Cigareve” dhe pasojat që ato shkaktojnë në mjedis.

Bishtat e cigareve edhe pse të vogla përbëjnë një nga elementet më madhore të ndotjes në mjedis dhe janë shkaktare të një sërë derivatesh të elementeve toksike, jashtezakonisht të rrezikshme që shpërndahen vazhdimisht në mjedis.

Gjate vijës së bregdetit, parkingjeve, anës rrugëve, rrëzë pemeve, në parqet publike, pikave të pritjeve dhe stacioneve shohim rëndomtë të shpërndara gjithandej bishta cigaresh.

Por jo të gjithe janë në dijeni të demeve dhe impaktit që shkaktojnë bishtat e cigareve në mjedis dhe më gjërë deri tek gjallësat. Një bisht i vetëm cigare përmbanë rreth 165 kimikate të ndryshme vdekjeprurëse, duke filluar që nga benzopireni, arseniku, plumbi, tolueni, kadiumi, benzene etj. Kjo e bën atë një burim të vërtetë vdekjeprures për gjallesat, duke pasur parasysh që këto bishta cigaresh gëlltiten nga zogjtë në vend të ushqimeve kur këto janë të depozituara në tokë, por nuk mbaron ketu!

Rreshjet e shirave marrin përpara të gjitha këto bishta cigaresh dhe formojnë një miksim shpërlarjesh toksike duke u depozituar në lumenj dhe dete, në këtë rast si rrezik potencial për gjallesat ujore dhe ndotjen e ujërave nëntokësore. Sipas një eksperimenti të bërë nga Universiteti i San Diegos, duke shtuar një bisht cigareje në një litër ujë ka rezultuar në një nivel shumë të lartë toksik të ujit që mund të shkaktojë rreth 50% të ngordhjes së gjallesave ujore.

Gjithashtu jane gjetur në plot raste bishta cigaresh në brendësi të peshqëve dhe shpendeve, por shpesh ato gëlltiten edhe nga femijët e vegjël, të cilat i gjejnë ato në ambjentet ku luajnë.

Bishtat e cigareve janë të ndërtuara përgjithësisht nga acetate të celulozës, gjë që e bën shumë të vështirë biodegradimin e tyre duke u dashur një periudhë kohore nga 2 deri ne 25 vjet për t’u shpërbërë. Këto dhe shumë të tjera janë arsyet se përse ne duhet të jemi shumë të vëmendshëm ndaj menaxhimit të bishtave të cigareve dhe hedhjes së tyre në vendin e duhur.

Print