• Kreu
  • Mbetjet
  • Padi për landfillin, Bashkia e Kavajës: Është ndërtuar ilegalisht

Padi për landfillin, Bashkia e Kavajës: Është ndërtuar ilegalisht

Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Isa Sakja ka bërë një kallëzim penal në prokurori për masakër mjedisore në fshatin Çorum, ku prej disa vitesh hidhen pa kriter mbetjet urbane të zonave përreth. “Në fshatin Çorum, zonë me potencial turistik, ishte krijuar një vend për hedhjen e mbeturinave. Kam bërë kallëzim penal për këtë situatë dhe pres që Prokuroria e Kavajës t’i shkojë deri në fund hetimit e të verë para përgjegjësisë personat që kanë lejuar këtë masakër mjedisore të krijuar prej 6 vjetësh”, ka deklaruar Sakja.

Ndërkohë, një tjetër ndotje masive mjedisore po ndodh vetëm 1 km larg godinës së bashkisë, në lagjen numër dy. Brenda territorit të ish-repartit ushtarak çdo ditë hidhen mbetje inerte dhe urbane, duke rrezikuar seriozisht shëndetin e familjeve që jetojnë këtu.

Bashkia e Kavajës nuk ka një vend-depozitë për hedhjen dhe trajtimin e mbetjeve urbane të cilat me automjetet e firmës që bën pastrimin e qytetit dërgohen në Durrës ose Rrogozhinë.

Largësia nga qyteti shton kostot ndaj janë krijuar vend-depozita jashtë çdo kontrolli dhe standardi në zona të banuara. Çështja u diskutua edhe në një forum sensibilizues të organizuar në kuadër projektit Lëviz Albania në Kavajë.

Print