• Kreu
  • Mbetjet
  • Lumi Erzen, “landfilli” i fshatrave dhe restoranteve

Lumi Erzen, “landfilli” i fshatrave dhe restoranteve

Nëse nisesh për të kaluar një fundjavë apo disa orë në fshatin Arbanë të Tiranës, prezantohesh me pamje aspak miqësore e mikpritëse pranë lumit Erzen. Restorantet apo bizneset e shumta private që janë ndërtuar përgjatë rrjedhës së këtij lumi, zgjedhin rrugën më të shkurtër për të hedhur të gjitha mbetjet që prodhojnë në aktivitetin e tyre. Qeset plastike, kutitë e boshatisura, bidona e kanaçe, e madje edhe produktet e tjera ushqimore që nuk konsumohen, janë pjesë e peizazhit përgjatë bregut të lumit.

Vetë qytetarët, apo banorët e zonës, që jetojnë në fshatin Arbanë shprehim shqetësim nga aroma e rëndë që prodhohet nga dekompozimi në natyrë i këtyre mbetjeve. Ndërsa situata është edhe më shqetësuese për ata që kanë tokat bujqësore pranë lumit, që tashmë nuk kanë asnjë furnizim prej tij. Por ndotje të madhe kanë pësuar edhe ujërat e vetë lumit, duke e bërë atë gjithnjë e më pak të përdoret për qëllime të tjera, në shërbim të banorëve.

Print