• Kreu
  • Mbetjet
  • Ndërtimi i inceneratorit në Fier, nuk është bërë asnjë konsultim me publikun

Ndërtimi i inceneratorit në Fier, nuk është bërë asnjë konsultim me publikun

Qyteti i Fierit është një nga qytetet e prekura nga ndërtimi i inceneratorit. Për këtë zonë ka një projekt i cili është gati për zbatim, por ende nuk ka filluar. Protesta të shumta dhe reagime qytetare, kanë bërë që projekti të ndaloj. Duke kërkuar faktet për ndërtimin e impiantit të djegies së mbetjeve, zbuluam që ka disa pa rregullsi dhe shkelje ligjore. Në dokumentacionet që kemi shqyrtuar dhe duke e krahasuar me kuadrin ligjor, rezulton se ky incenerator ka mbetur pezull pasi problemet kanë qenë të shumta.

Për inceneratorin e Fierit rezulton se:

Nuk janë bërë tre konsultime me publikun dhe publiku ka kundërshtuar në të dyja vendndodhjet që janë miratuar për ndërtim. Edhe pse teknologjia mund te jetë e mirë, njerëzit nuk janë të bindur për këtë gjë se nuk është bërë informimi dhe pjesëmarrja e tyre në vendimmarrje. Nuk ka një Vendim të Këshillit të Ministrave për vendndodhjen e saktë të këtij inceneratori.

Nëse shikon raportin teknik të këtij impianti, problematika mjedisore është shqetësuese pasi kompania fituese nuk reflekton shkarkimet e mundshme që do të bëj ky incenerator, por jep emetimet standarde që njihen nga direktiva 2017 e Bashkimit Europian. Dhe nuk jep shkarkimet e pritshme të gazrave që do të jap inceneratori në Fier, dhe kjo shkakton dyshim dhe pasiguri tek njerëzit.

Nuk ka një vendim të thelluar të ndikimit në mjedis, për këtë incenerator. VNM është bërë jashtë afateve kohore, është bërë brenda dy javëve!!! Ndikimi në mjedis duhet që të ketë në brendësi dhe mendimin e publikut, konsultimin që është bërë me të, gjë që për këtë incenerator nuk është.

Print