• Kreu
  • Mbetjet
  • Menaxhimi i mbetjeve urbane në qarkun e Beratit - Zvicra mbështetje prej 2.2 mln franga

Menaxhimi i mbetjeve urbane në qarkun e Beratit - Zvicra mbështetje prej 2.2 mln franga

Zvicra do të financojë menaxhimin e mbetjeve urbane në qarkun e Beratit me një grant prej 2.2 milion franga zvicerane. Marrëveshja është firmosur ditën e sotme mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ambasadës Zvicerane. “Shqipëria përballet me një problem të madh kur vjen çështja tek trajtimi i mbetjeve. Dua ta bëj të qartë se ky projekt ndihmon për krijimin e një shembulli konkret se si mund të menaxhohen mbetjet në Shqipëri.

Projekti do të ketë një fokus rajonal shumë specifik, por nëse do të kryhet me sukses mund të zbatohet edhe në rajone të tjera”, u shpreh ambasadori i Zvicrës Christoph Graf. Ministri Gjiknuri tha se Strategjia e qeverisë ka qenë që mbetjet urbane të grumbullohen në vende të caktuara ku do të trajtohen sipas zgjidhjeve përkatëse teknologjike.

“Mendoj është zgjidhja e duhur trajtimi i mbetjeve në nivel qarku sepse nuk mund të ndërtojmë dhe nuk mund të financojnë landfille individuale për bashkim të vogla. Kjo është një qasje e integruar e mbetjeve urbane”.

Projekti do të zhvillojë kapacitetet e përgjithshme të autoriteteve publike për menaxhimin e mbetjeve të ngurta, por në veçanti do të nxisë aftësitë për hartimin e politikave dhe skemave të financimit për përmirësimin e shërbimeve. Ai do të hedhë bazat për investimet e ardhshme të qëndrueshme infrastrukturore.

Print