• Kreu
  • Mbetjet
  • Izolimi i mbetjeve të arsenikut në landfille, “në sitë” mjedisore projektet tek Azotiku i Fierit dhe Vlorës

Izolimi i mbetjeve të arsenikut në landfille, “në sitë” mjedisore projektet tek Azotiku i Fierit dhe Vlorës

Dy vlerësime të ndikimit në mjedis janë paraqitur së fundmi në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit dhe kanë të bëjnë me mbetjet e rrezikshme, kryesisht arsenik. Në raporte nënvizohen ndikimet e mundshme në landfillet e parashikuara për izolimin e këtyre mbetjeve të ndërtuar në hapësirat e planifikuara të Uzinës së Azotikut në Fier dhe Vlorë.
Projekti i parë
Ndërtimi i landfillit të parë ka një kapacitet 15 mijë m3 në territorin e Ish-Uzinës së Sodës Vlorë.

Sipas raportit, qëllimi i projektit ka qenë ndërtimi i gropës së sigurt ekologjike (CDF) për asgjësimin përfundimtar të mbetjeve të rrezikshme, me sistemimin në mënyrë kapsule brenda territorit të veprave të dikurshme industriale, për të shmangur ndotjen me funksionimin e vend groposjes me kapacitet total 15,000 m3.

Ky projekt parashikon zbatimin duke përmbushur të gjitha kërkesat në bazë të kushteve teknike, mjedisore dhe të direktivave të Bashkimit Evropian lidhur me të gjitha vendet groposjet sipas së cilave pjesa fundore e ndërtimit është tërësisht e sigurt për rrjedhjen e çfarëdo lloji ndotjeje në tokë dhe në ujërat nëntokësorë.

Projekti i dytë
Projekti i dytë është “Landfilli i mbetjeve të arsenikut dhe materialeve të kontaminura me arsenik në territorin e ish-Uzinës së Plehrave Azotike, Fier me kapacitet total 10,000 m3. Objekti i punimeve ka qenë pastrimi i zonës së ish Uzinën e Arsenikut, prishja e godinave të ndotura duke përfshire themelet deri ne nivelin e tokës. Projekti ka konsistuar në rehabilitimin e kësaj zone duke groposur mbetjet e rrezikshme.

Në raport vlerësohet se efekti i këtyre landfilleve deri më tani vlerësohet të ketë qenë pozitiv duke lokalizuar lag banorëve mbetjet e rrezikshme si dhe duke nxitur masa për rehabilitimin dhe gjelbërimin e zonës përreth.

Print