• Kreu
  • Mbetjet
  • Klosi, në krah të të rinjve vullnetarë ​për pastrimin e vendit nga mbetjet

Klosi, në krah të të rinjve vullnetarë ​për pastrimin e vendit nga mbetjet

Fushata “Të pastrojmë Shqipërinë që duam” ka nisur me fazën e sensibilizimit dhe ndërgjegjësimit, aksioni i parë i së cilës u zhvillua përgjatë rrugës nacionale Elbasan-Librazhd. Ministri i ri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ju bashkua të rinjve të “Korpusi i Vullnetarëve”, duke e cilësuar një aksion të rëndësishëm për mjedisin. “Është një aksion i cili nuk mund të bëhet nga zyrat, nuk mund të bëhet vetëm duke bëra masa rregullatore, ne do vazhdojmë ti bëjmë me forcë për të ndëshkuar, çdo shkelës të ligjeve të mjedisit, do ndëshkohet çdo njeri që bën një krim mjedisor, duhet të bëjmë më shumë aksione në qytet”, tha Klosi.

Klosi u shpreh se nën shembullin e të rinjve çdo qytetar të evidentojë në platformën e bashkëqeverisjes çdo krim mjedisor.

“Aksioni që po bëjmë sot tregon të vërtetën e hidhur të realitetit shqiptar. Kur shikon aksin e rrugës është e pastërt sapo kalon vetëm dy metra shikon një ndotje mjedisore të patolerueshme për një qytet europian. Prandaj duam shumë që atë që evidentojnë sot të rinjtë e Elbasanit, ta evidentojë çdo qytetar. Nëpërmjet platformës së bashkëqeverisjes ata mund të evidentojnë çdo vend ku ka ndotje mjedisore, ku ka një krim mjedisor për të kërkuar nga forcat e rendit dhe të drejtësisë për të marrë masa drastike për të gjithë ata që ndotin mjedisin në vendin tonë,” shpjegoj Klosi.

500 të rinj vullnetarë nga shkolla të ndryshme të Elbasanit dhe fshatrave punuan për pastrimin e mjedisit në të dyja anët e rrugës automobilistike duke mbledhur të paktën 200 thasë me mbetje.

Print