• Kreu
  • Mbetjet
  • Inceneratorët falimentojnë riciklimin dhe industrinë e vendit

Inceneratorët falimentojnë riciklimin dhe industrinë e vendit

Ndërkohë që qeve­ria shqiptare po synon ndërtimin e incenera­torëve, shumë ekspertë janë kundër. Financimet shumë të kushtueshme të impianteve të djegies, nuk bindin ricikluesit, ambi­entalistët dhe qytetarët. Teknologjia që përdoret për djegien e mbetjeve dhe mënyra se si bëhet asgjësimi është një tjetër problem. Kreu i Shoqatës së Ricikluesve, z. Vullnet Haka, i kontak­tuar nga Ekolëvizja na ka treguar mendimin e tij për çështjen e riciklimit dhe menaxhimit të integruar të mbetjeve.

Mendimi për incenera­torët

Kështu siç është nisur po shkohet drejt asgjësimit të riciklimit. Ata po men­dojnë që ta zgjidhin prob­lemin me djegie dhe nuk u intereson shumë. Mund të kenë instaluar impi­ant ndarjeje, por mbetjet shkojnë të përziera, që për ricikluesin nuk bëjnë më. Mbetjet duhen ndarë në burim dhe duhet të shko­jnë të ndara.

Ka rënë riciklimi

Që kur është futur in­ceneratori, një kompani i bën të gjitha. Pasi kjo kompani merret me riciklimin, menaxhimin dhe asgjësimin e mbetjeve. Nuk dërgohen më plastika në kompaninë e riciklim­it. Ne u kemi kërkuar që mbetjet që mund të ricik­lohen të na i shesin, pasi kanë më shumë vlerë sesa djegia. Na kanë thënë që do na i japin neve ricikluesve, por ende nuk është bërë kjo gjë.

Ndarja në burim

Mbetjet tani ndahen në landfille dhe në impiante të djegieve, por këtu cilësia është shumë e keqe pasi nuk mund të riciklohen më. Shumica e mbetjeve është kontaminuar dhe nuk vlen më. Prandaj është themelore ndarja në burim. Ato vlera që plastika ka shkojnë me djegie. Ne kërkojmë që mbetjet e plastikëve të mos digjen më dhe tu shkoj ricikluesve, pasi vlerat e riciklimit janë më të shumta se djegia.

Print