• Kreu
  • Mbetjet
  • Nis aksioni 'Të pastrojmë Beratin'. Fillohet nga shtrati i lumit Osum

Nis aksioni 'Të pastrojmë Beratin'. Fillohet nga shtrati i lumit Osum

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Institucioni i Prefektit të Qarkut, bashkitë Berat dhe Ura Vajgurore kanë iniciuar nisjen e një aksioni për pastrimin e shtratit të Lumit Osum. Ministri Blendi Klosi në nisje të këtij aksioni tri ditor u shpreh se ky është vetëm fillimi i një pune që nuk duhet të ndalet deri në pastrimin e plotë të shtratit të lumit nga mbetjet. Ai e konsideroi si jetike për qytetin zgjidhjen e këtij problemi që shkakton përmbytje sa herë që ka reshje shiu me intensitet të lartë.

Pastrimi dhe më pas projektet që do të zbatohen për sistemimin e shesheve të depozitimit në bashkitë e qarkut do ti japin fund problemeve kryesore që lidhen me mjedisin.

Në këtë aksion janë bashkuar forcat e ushtrisë, mjete të TAP, punonjës institucionesh si dhe nxënës shkollash.

Print