• Kreu
  • Mbetjet
  • Konventa e Barcelonës - Shqipëria përfiton 6 mln euro për trajtimin e mbetjeve të rrezikshme

Konventa e Barcelonës - Shqipëria përfiton 6 mln euro për trajtimin e mbetjeve të rrezikshme

Shqipëria do të përfitojë nga Konventa e Barcelonës 6 milion euro për trajtimin e mbetjeve të rrezikshme. Në çelje të takimit të kësaj Konvente e cila realizohet për herë të parë në Shqipëri Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi u shpesh se fondi që i akordohet Shqipërisë do të përdoret për realizmin e projekteve konkrete për trajtimin e mbetjeve. “Rajoni jonë është një rajon në të cilin kalon pothuajse 40 për qind e gjithë trafikut botëror e importit të mallrave.

Prandaj jam shumë i lumtur të pranoj këtu se projekti i paraqitur për të trajtuar në mënyrë ekskluzive, I cili tashmë ka edhe vendimin e Byrosë së Konventës për të dedikuar plot 45 milionë euro, nga të cilët Shqipëria është përfituese e 6 milionë eurove për trajtimin e mbetjeve të rrezikshme. Është një provë e madhe se të gjithë ne së bashku mund të realizojmë projekte që të realizohet në vendin tonë, në rajonin tonë një mjedis më të pastër, një mjedis më të qëndrueshëm.”

Më tej ministri renditi disa nga masat që po ndërmerr qeveria shqiptare për pastrimin e vendit duke nënvizuar ekzekutimin e vendimit për ndalimin e importit, prodhimit dhe përdorimit të qeseve plastike.

“Ne, edhe që shkon në përputhje me vendimin e kësaj Konvente, vetëm para pak ditësh rimorëm vendimin e ndalimit radikal, të ndalimit të qeseve në Shqipëri, duke kërkuar ta transformojmë Shqipërinë në një vend me zero qese plastike, të cilat janë kaq të dëmshme për mjedisin tonë.”

45 milion euro janë vënë këtë vit nga kjo konventë, në dispozicion të 22 shteteve anëtare. Shqipëria aderon në Konventës së Barcelonës për mbrojtjen e mjedisit detar dhe rajonin bregdetar të Mesdheut që prej vitit 2000.

Print