• Kreu
  • Mbetjet
  • “Liqenin e Fierzës e mbulojnë mbetjet plastike”, videoja shqetësuese bëhet virale në rrjet

“Liqenin e Fierzës e mbulojnë mbetjet plastike”, videoja shqetësuese bëhet virale në rrjet

Ndotja në liqenin e Fierzës mbetet ende një problem shqetësues, edhe pse banorë të zonës dhe ekspertë të mjedisit kanë ngritur herë pas here zërin. Tashmë shqetësimi për nivelin e ndotjes në liqenin e Fierzës i ka kaluar kufijtë e Shqipërisë. Një video e publikuar në NewsFlare dhe LiveLeak, e cila tregon nivelin e madh të ndotjes në këtë liqen, është bërë virale vetëm në pak orë pasi u publikua.

Video është ngarkuar me emrin “Mbetjet plastike mbulojnë liqenin shqiptar” dhe pamjet janë me të vërtetë mjaft shqetësuese, teksa mbi sipërfaqen e ujit ka mbeturina të ndryshme plastike. Tre vite më parë, ministritë e Mjedisit të Shqipërisë dhe Kosovës firmosën një marrëveshje, e cila kishte si qëllim ndërtimin e rrjetave në rrjedhat e lumenjve që furnizojnë liqenin.

Por pavarësisht angazhimit për realizmin e marrëveshjes, gjërat me sa duket kanë mbetur në letër. Edhe pse kjo situatë është pasqyruar disa herë në media, në basenin e Fierzës grumbullohen çdo ditë e më shumë mbeturina nga Kosova e Maqedonia, përmes Drinit të Zi e Drinit të Bardhë.

Print