• Kreu
  • Mbetjet
  • Pustec, mbeturinat përfundojnë në liqenin e Prespës

Pustec, mbeturinat përfundojnë në liqenin e Prespës

Në fshatrat e bashkisë së Pustecit jetojnë 5200 banorë te minoritetit maqedonas. Buxheti prej pak më shumë se 4 milionë lekë për menaxhimin e mbetjeve vitin e kaluar, sipas bashkisë ishte i pamjaftueshëm.

“Grumbullimi dhe transportimi behet me 2 kamionë të hapur që jane të amortizuar dhe jashtë kushteve teknike. Mbledhja e mbetjeve bëhet 3 herë në Pustec, 2 herë në Kallamas dhe një herë në fshatra të tjerë me një grafik. Nuk kemi kontenierë, nuk kemi kosha.

Banoret i nxjerrin mbetjet në rrugët kryesore dhe kur nuk arrijnë edhe i hedhin në vende ku e kanë më kollaj”, thotë Andoneta Jankulla, specialiste e shërbimeve. Rreth 900 tonë mbetje në vit të bashkisë Pustec do të duhet te depozitohen ne landfillin e Maliqit. Por edhe kur ky landfill të vihet në punë, problemi nuk mbaron pasi përveç mjeteve që mungojnë, kostot sipas bashkisë pritet të shtohen.

Print