• Kreu
  • Mbetjet
  • Ndotja, drejt katastrofës ekologjike liqeni i Fierzës

Ndotja, drejt katastrofës ekologjike liqeni i Fierzës

Sasi të mëdha mbeturinash janë shfaqur në breg të ujërave të liqenit të Fierzës, duke e ndotur atë. Reshjet e ditëve të fundit kanë rritur prurjet, e bashkë me to edhe mbeturinat. Mbetjet që mbulojnë sipërfaqen e tij mund të shkaktojnë një katastrofë ekologjike të ngjashme me atë dy viteve më parë.

Megjithëse ka patur prej dy vitesh takime disa palëshe mes Shqipërisë dhe Kosovës për dhënien e statusit “Zonë e Mbrojtur”, asgjë nuk ka ndryshuar.

Kjo situatë tashmë është bërë e zakonshme me gjithë premtimet për zgjidhje. Ndotja përsëritet çdo vit duke dëmtuar jo vetëm ekosistemin e liqenit të Fierzës, por edhe turizmin në Verilindje të Shqipërisë.

Print