• Kreu
  • Mbetjet
  • ISHM gjobit me 5 mln lekë kryebashkiakun e Himarës për mosmenaxhim të mbetjeve urbane

ISHM gjobit me 5 mln lekë kryebashkiakun e Himarës për mosmenaxhim të mbetjeve urbane

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka gjobitur kryetarin e Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, me 5 milionë lekë për shkelje të standardëve dhe kushteve të menaxhimit të mbetjeve urbane. Gjatë monitorimit të situatës nga Inspektorët Shtetërorë të Mjedisit, në Bashkinë Himarë është konstatuar se prej disa ditësh, firma e pastrimit, ka lënë pa hequr mbetjet urbane në shëtitoren e plazhit në Dhërmi. 

Sipas inspektorëve, nga bashkia Himarë nuk ishte marrë asnjë masë në lidhje me këtë problematikë ndonëse ligji ngarkon pushtetin vendor me këtë detyrë.

Masë me gjobë, me vlerë prej 15 milionë lekësh është marrë edhe ndaj firmës së pastrimit për mosrespektim të transferimit të mbetjeve.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka intensifikuar kontrollet në terren në prag të sezonit turistik veror.

Print